E Diel, 1 Nëntor 2026

Nasto: CEZ po dëmton biznesin, të ndërhyjë qeveria

Sipas tij, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike po i shkakton dëm biznesit të vogël dhe të mesëm, nëpërmjet ndërprerjes së energjisë elektrike dhe penalizimit kolektiv, luhatjeve të tensionit në rrjet që shkatërrojnë pajisjet elektrike në punishte e lokale, si dhe me faturimet aforfe për energji të pa konsumuar në kurriz të biznesit etj.

Nasto u shpreh se, paaftësia e CEZ-it, për ndërhyrjen dhe evitimin e defekteve në rrjet, po lë pasoja për bizneset, veçanërisht në zona turistike në kulmin e sezonit, si në Himarë, apo dje në Pogradec, por edhe zona në tjera.

Duke i'u drejtuar qeverisë shqiptare, e cila zotëron 30 % të aksioneve për furnizimin e vendit me energji elektrike, Nasto kërkoi që ajo të ndërhyjë, duke u dhënë fund penalizimeve të tilla kolektive që po dëmtojnë rëndë biznesin shqiptar. /Start/

                                                                                             2012-08-12 11:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›