E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy persona u asfiksuan ndersa po hapnin nje pus

Dy persona u asfiksuan nga gazi e nentokës ndersa po punonin per  hapjen e një pusi kullues në zonën e ish kenëtës. 
Festim Tola dhe kunati i tij Klodian Xeka ndodheshin kater metra nen toke kur iu shfaqen shenjat. Fatmiresisht një prej të afërmve të tyre ka dhënë alarmin për rrezikun . Komshiu i tyre Ramiz Miha, tregon se i ka gjetur të helumar dhe në pikën e fundit të jetës, ku pasi i ka nxjerr nga p[usi i ka dërguar në spital. 
Bashkëshortja e Ramizit, Dava Miha tregon se alarmit për ndihmë nuk i është përgjigjur asnjë nga strukturat si: Policia, Abulanca dhe as Reparti i Zjarrfikës.
Nga të afërmit mësohet se personat e dëmtuar ishin emigrant në Itali. Festim Tola dhe kunati i tij Klodian Xeka, ndodhen në spitalin e Durrësit ku po marrin ndihmën e parë mjekësore, nga ku bluzat e baradha bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›