Rriten kerkesat e maturanteve per te ndjekur studimet
Universiteti i Korçës "Fan Noli" do të çelë për këtë vit akademik 6 programe të reja studimi në nivelin e parë dhe master profesional dhe shkencor. Rritja e kërkesave të maturantëve për të ndjekur studimet në këtë universitet ,ka bërë që rektorati ti kërkojë Ministrisë së Arsimit, jo vetëm shtim të kuotave në degët ekzistuese, por edhe hapjen e degëve të reja ,të cilat përfshijnë,fakultetet e ekonomisë, bujqësisë, infermjerisë dhe shkencave sociale.
Rektori i Universitetit "Fan Noli", sqaron se për këtë vit akademik, janë miratuar 2040 kuota të reja në nivelin e parë dhe 1270 kuota në nivelin master,ndersa pritet të miratohen edhe kuotat për sistemin part-time.
Përmirësimi I infrastrukturës fizike dhe vënia në funksion të proçesit mësimor të dy ndërtesave të reja, për të cilat janë investuar mbi 200 milion lek,do ti japë fund zhvilllimit të mësimit me turne.
Universiteti i Korçës, në auditoret e të cilit do të ulen mbi 7500 studentë,mbetet më i preferuari për maturantët e Rajonit të Juglindjes, por vitet e fundit edhe për ata të rajoneve të tjera të vendit, të cilët zenë 20% të numrit të përgjithshëm të studentëve.