Eshtrat e komisarit Gani Malushi vendosen ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit
Prej ditës së sotme do të prehet te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Komisari i hekurt Gani Malushi u ekzekutua në Durrës, teksa shkonte në një mbledhje si drejtuesi i policisë së Krujës.
Pas dënimit me burgim të përjetshëm të autorit Agim Pepa, ky ishte nderimi moral i vonuar për komisarin që në 18 vitet e karrierës punoi dhe drejtoi komisariatet më problematike të vendit.