Bashkim Tahiri dorezon ne prokurori dy prova shkresore
Bashkim Tahiri, babai i deputetit Sajmir Tahiri, deputetë e njëherësh i zgjedhur si Ministër i Brendshem, paraqitet në prokurorinë e Tiranës…
I shoqëruar nga avokati Plarent Ndreca, i akuzuari për “Tregtim dhe transportim të mallrave kontrabandë”, qëndroi për rreth 20 minuta në zyrën e prokurorit Dritan Rreshka, ku dorëzoj disa prova shkresore për të lehtësuar pozicionin e tij në dosjen hetimore.
Sipas prokurorisë, Bashkim Tahiri ka dorëzuar në prokurori dy raporte të përpiluara nga Inspektorët drejtorisë Tatimor dhe Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave, të cilët kanë inspektuar farmacin e të akuzuarit.
Sipas këtyre raporteve, në farmacin e të akuzuarit nuk është gjetur ndonjë ilaç I kontrabanduar apo pa pull fiskale…
Dosja ndaj Tahirit, ndodhet në hetim nga task-forca e prokurorisë, pasi është arrestuar në momentin që po shoqëronte një person që kontrabandonte ilaqe.