E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prehja e eshtrave te Azem Hajdarit ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit

Respekt Azemit per gjithcka dha per lirine dhe demokracine ne Shqiperi. Ky eshte vleresimi qe jep bashkeshortja Fatmira Hajdari ne lidhje me vendimin per vendosjen e eshtrave ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit.

Vendimin për rivarrimin e eshtrave të bashkëshortit të saj Azem Hajdarit, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, 15 vjet pas vdekjes, e konsideron si shenjë respekti që i bëhet personit që dha gjithçka për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri. Azemi i vogel qe se njohu kurre te atin eshte me i prekuri, por sigurisht e gjithe familja e ka pritur me emocion. Fatmira Hajdari rrëfen se familja e saj e ka pritur me shumë emocion këtë vendim. Ajo thotë se më i prekur nga të gjithë është Azemi i vogël, i cili ende nuk kishte lindur kur babi i tij ra preh e një sulmi të armatosur. Per Azemin duhet te marrin pjese te gjithe, te majte e te djathte. Zonja Hajdari i ka ftuar te gjithe sepse Azemi  kishte miq nga të dy krahët e politikës shqiptare dhe se sot situata është krejt tjetër nga ajo e 15 viteve më parë.
Falederon kryebashkiakun Lulzim Basha për ceremoninë e nderimit të liderit të lëvizjes studentore të dhjetorit. Zhvarrimi i eshtrave do të bëhet më datë 11 shtator dhe një ditë më pas, do të zhvillohet ceremonia e homazheve dhe rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›