E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy qendrime per Tiranen? Plator Nesturi

Per mungesen e deshires ne zgjidhjen e ngercit politik ne vend nuk duhet t'i vihet faj te nxehtit te gushtit. Bisedimet midis perfaqesuesve Patozi dhe Ruci, aq premtuese ne fillimet e tyre, duken te ezauruara dhe po shkojne drejt deshtimit perderisa nuk kemi asnje shenje te terheqjes nga pozicionet e meparshme te dy forcave me te medha politike. Gjithcka do te lihet serish ne dore te institucioneve nderkombetare, te cilet pervec vendimit per liberalizimin e vizave iu duhet te arbitrojne edhe sherrin e pambyllur qe prej nje viti per transparencen e zgjedhjeve. Nuk duket asnje deshire si nga ana e maxhorances dhe e opozites per te vazhduar kete kalvar te pafund e te pa buke bisedimesh me gjithe deklaratat thjesht retorike te dy lidereve se mbeten te vendosur per te kryer transparencen e rezultatit te votimeve te 29 qershorit.
Pikerisht ne kete kohe pergjumjeje te elites shqiptare, nga dy qendrat me te medha te politikes, ne Bruksel dhe Uashington, vijne dy sinjale te forta per te zgjidhur krizen si dhe nje angazhim me i madh i tyre per te ndikuar direkt ne qetesimin e ujerave ne Shqiperi. Sic njoftohet, ne shtator mund te mberrije ne Tirane nje delegacion i nivelit te larte te BE-se, i kryesuar nga Komisionerja per politiken e jashtme, baronesha Ashton, cka tregon se Brukseli e ka marre seriozisht ceshtjen e zgjidhjes se krizes ne Shqiperi. Angazhimit prej shume muajsh te BE-se duke nisur qe nga rezolutat e miratuara nga institucione te ndryshme te saj e deri ne darkat me qellim pajtues ku ftohet Berisha me Ramen, i duhet dhene nje zgjidhje perfundimtare. Brukseli duket i lodhur nga akrobacite e politikes shqiptare dhe ardhja e nje delegacioni me nivel kaq te larte deshmon se do te kete nje trysni te madhe per t'i dhene nje zgjidhje me cdo kusht anomalise se demokracise ne vendin tone.
Ne te njejten kohe me kete lajm, mesohet se dhe Departamenti i Shtetit i ka derguar nje leter qeverise shqiptare ku preken edhe problemet e krizes dhe transparences se zgjedhjeve. Megjithese letra e nisur nga ndihmessekretari amerikan i Shtetit per ceshtjet evropiane, Philip Gordon, ishte ne mbeshtetje per deklaratat e ambasadorit Widhers per emerimet ne Gjykaten Kushtetuese, ne te jepen dhe vleresime kritike ndaj praktikave te ndjekura nga maxhoranca si dhe verejtja se tejzgjatja e krizes politike do te ndikonte ne proceset e integrimit evropian te Shqiperise. Qendrimet ne kete leter derguar qeverise se Tiranes, leter qe sic sqaron Gordon, behet dhe me kerkese dhe ne emer te sekretares se Shtetit Hillary Clinton, pavaresisht se duken si marrje ne mbrojtje te deklaratave te ambasadorit, deshmojne nga ana tjeter se vleresimet e shprehura nga diplomati amerikan ne Tirane per sistemin gjyqesor apo dhe per transparencen e zgjedhjeve nuk jane thjesht personale te tij, por dhe qendrime te vete Departamentit te Shtetit.
Nisur nga dy ngjarjet e fundit te mbarsura nga Brukseli dhe Uashingtoni per krizen politike ne Shqiperi, eshte interesante te analizosh se cfare te rejash do te sjelle shtatori ne zhvillimet e pritshme politike, cfare qendrimesh do te percjellin aktoret nderkombetare per krizen dhe qendrimet e te dyja paleve, dhe njekohesish, a do te kete nje qendrim te njesuar te BE-se dhe SHBA per politiken e Tiranes apo me spektre te vecanta, ashtu sic verehet tashme edhe per ceshtje te tjera rajonale nderkombetare? Po te nisesh nga deklaratat e ambasadorit Widhers dhe nga letra mbeshtetese e ndihmessekretarit Gordon, verehet se Uashingtoni ia le me se shumti pergjegjesite e krizes ne Shqiperi maxhorances se djathte ne pushtet dhe kritikat e tyre theksojne faktin se qeveria Berisha duhet te heqe dora nga shantazhi politik nepermjet dhunes se votes. Si per ta nderlikuar me shume kete dukje, letra e dyte e derguar nga Hillary Clinton ne harkun e disa diteve per ministrin Meta, shpreh vleresime per punen e qeverise. Nderkohe ardhja e komisioneres Ashton ne shtator ne Tirane dhe qendrimet qe ajo do te shprehe duket se do te jene te kondicionuara nga rezolutat qe kane bere per Shqiperine PE dhe Ke. Sipas tyre, partite politike, si te maxhorances dhe te opozites duhet te angazhohen per transparencen e zgjedhjeve dhe respektimin e institucioneve, por hetimi parlamentar per kutite sidoqofte duhet bere sipas dispozitave te ligjit, qe ne sy te pare tregon se objekt do te behen materialet zgjedhore por jo vete votat sic kerkon me ngulm opozita e majte. Ne kete aspekt pra, Ashton i duhet me se shumti te binde Ramen te pranoje kete verdikt sesa Berishen qe ndihet komod ndersa deklaron gjithe diten se eshte i gatshem te hetoje kutite e 28 qershorit sipas rezolutave te hartuara ne Bruksel.
Se cfare do te sjelle shtatori dhe mbi cilen pale do te ushtrohet trysnia me e madhe per te pranuar zgjidhjen e krizes njevjecare, kete mbetet ta shohim se shpejti. Por vete fakti qe gjate kesaj periudhe me ngercin politik ne Shqiperi u mor ekskluzivisht diplomacia evropiane per vete proceset integruese qe ajo ndjek, duket se vulen per mbylljen e saj do ta jape pikerisht Brukseli dhe se politikanet qendrore te Tiranes duhet ti binden pikerisht rezolutave te hartuara qe me pare nga institucionet e saj.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›