E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria: Po vonohet aplikimi i amnistise fiskale, po humb biznesi

Konfindustria veren me shqetesim, se Qeveria shqiptare me vonesat, sipas saj, te paarsyetuara ne kryerjen e faljes fiskale ka humbur hapesiren kohore me te pershtatshme te vitit te zbatimit te procesit ne fjale, qe perkon me kthimin e emigranteve per pushimet e veres ne atdhe. "Falja fiskale, duke patur parasysh vecorite e ekonomise kombetare, ne radhe te pare duhet ti drejtohet qytetareve shqiptare dhe kryesisht atyre, qe jetojne jashte vendit. Pikerisht kthimi i tyre i pervitshem me rastin e pushimeve te veres duhet te shoqerohej me nje strategji te qarte ligjore dhe teknike te pergatitur me kohe nga ana e ekzekutivit, me qellim qe te behej e mundur ndergjegjesimi, sqarimi dhe zbatimi ne praktike i faljes fiskale per qytetaret", ka qene deklarata e kreut te Konfindutrise, Gjergj Buxhuku. Sipas tij, do te ishte me ndikim te ndjeshem per mire ne ekonomine kombetare hyrja e flukseve financiare nga jashte ne kushtet kur kerkesa per likuiditet nga biznesi eshte tejet e madhe dhe pasojat e krizes boterore jane te prekshme. Per te, do te ishte e rendesishme kryerja e faljes fiskale dhe rritja e te hyrave financiare ne ekonomine shqiptare pas shkurtimeve te thella qeveritare ne buxhetin e ndryshuar ne korrikun e vitit 2010. "Shqetesimi i Konfindustrise vjen nderkohe, qe vendet e tjera konkurrente te rajonit po veprojne me shpejtesi deri ne veprime te deshperuara per terheqjen e flukseve financiare nderkombetare drejt ekonomive te tyre. Kihet parasysh sa me siper nisma e fundit e qeverise se Malit te Zi per shitjen e nenshtetesise per qytetaret e huaj, qe investojne 500 mije euro, vendimin e paradokohshmem te Qeverise se Greqise per fillimin e zbatimit me shpejtesi te amnistise per hyrjet ne sistemin bankar te depozitave nga vendet e treta, faljen e perseritur e te njepasnjeshme fiskale te Qeverise se Italise, etj", tha Buxhuku. Sipas tij, "eshte krejtesisht e papranueshme, qe ne nje hapesire kohore 20 vjecare te ndryshimeve kaq te thella ekonomike, fiskale dhe institucionale, Shqiperia te mbetet i vetmi vend ne Evrope perfshi edhe vendet e BE, qe nuk ka kryer asnje falje fiskale te vertete".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›