Dy qytetarë të Serbisë dënohen me nga 1 muaj burg në Kosovë

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë ka paracaktuar burgim njëmujor për Filip Vilotijeviqin (25 vjeçar) dhe Vukashin Cmilaniqin (20 vjeçar) nga Novi Sadi, njofton B92.
Ata janë ndaluar në burg për transport të palejueshëm të pijeve narkotike dhe për kalim ilegal të kufirit shtetëror të Kosovës.
Ministria e Punëve të brendshme e Serbisë ka shpallur fletë arrestin për Vilotijoviqin e Cmiljaniqin për shkak të dyshimit se ata kanë vrarë Tamaru Radulovia (29 vjeçare) në një kafene në Beograd.
Vendimin për dënim e ka marrë gjykatësi Gjyqit të Përzier në Vushtrri Ali Kutllovci./Indeksonline/