E Diel, 1 Nëntor 2026

Tornadoja në Oklahoma 600 herë më e fuqishme se shpërthimi atomik në Hiroshima

Tornadoja e mistershme që e goditi qytetin Moor në Oklahoma (SHBA) ka qenë i gjatë 27 km e i gjerë 2 km, dhe ka qenë deri në 600 herë më i fuqishëm nga bomba atomike e cila në Luftën e Dytë Botërore që e bëri rrafsh me tokë Hiroshimën.

Llogaria që e konfirmon këtë bazohet në matjen e energjisë së liruar në ajër gjatë 40 minutave sa zgjati tornadoja dhe shumëzimit të vlerës së fituar me dimensionet dhe kohëzgjatjen e fatkeqësisë.

Ky tornado është klasifikuar me EF-5, marrë parasysh gjerësinë e tij, seriozitetin e dëmeve që ka shkaktuar deh shpejtësinë e erës e cila sipas llogarive ka qenë ndërmjet 320 dhe 340 kilometra në orë. Tornado e klasës EF-5 është era më e fuqishme në Tokë.

Fuqia më e madhe e erës e matur ndonjëherë ka qenë 486 kilometra në orë dhe është matur me anë radari gjatë tornados së tipit EF-5 e cila më 3 maj 1999 e kishte goditur po qytetin Moor në Oklahoma./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›