E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy shfaqje te Prishtine ne Tirane

Këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar do të prezantohen dy produksione të Teatrit Babës dhe Teatrit Dodona Prishtinë. Premiere absolute në Shqipëri është komedia “Killing me softly"
Me tekst të Aldo Nikollaj dhe nën regjinë e Admir Gllamoçak do interpretojnë Ilir Tafa, Xhejlane Tërbunja dhe Veton Osmani të cilët garantojnë një shfaqje që do të shkaktojë shumë të qeshura.

Kjo shfaqje është interepretuar mbi 27 herë në Prishtinë.

Ndërkohë që drama "Sonte jam vetëm me regji të Enver Petrovci dhe ku interpretojnë Ilir Tafa & Niada Salias është shfaqur dhe një herë në Teatrin e “Metropolit”.

Teatri Kombëtar i Tiranës dhe ai i Kosovës këtë vite kanë bashkëpunuar në këmbim shfaqjesh në më shume se 13 produksione.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›