E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi Projektligji per Gjykaten e Larte rendesi primare

Procesi i zgjedhjes së Presidentit dhe reforma në Drejtësi, kanë qenë temë kryesore e bisedës së Ministrit të Drejtësisë Eduard Haimi në studion e abc neës.
Ministri i Drejtësisë Halimi e vlerëson zgjedhjen e presidentit Nishani në respekt të gërmës dhe në frymë të Kushtetutës. Sipas tij u bënë të gjitha përpjekjet për të gjetur një president konsensual, por që nuk u arrit, pasi Partia Socialiste nuk paraqiti asnjë emër për kreun e shtetit në momentin që do të paraqiteshin emrat.
“Konsensus do të thotë të ulesh në tavolinë dhe të japësh alternativat e tua. PSnuk paraqiti asnjë emë. Në momentin kur do paraqiteshin emrat nga PD, u kërkua që edhe PS të paraqiste emrat të cilat ajo i refuzoi në mënyrë kategorike”- deklaroi Halimi, i cili shtoi se PS anatemoi edhe kandidaturën e shoqërisë civile.
Më tej ai theksoi se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk rrezikon statusin, pasi sipas tij Shqipëria e parlamenti treguan se dinë të respektojnë kushtetutën dhe të gjitha proceduat. Gjithë faktori publik e ndërkombëtar e ka mirëpritur Presidenetin Nishani si njeri me integritet dhe personalitet të lartë”- theksoi Minsitri i drejtësisë, i cili tha se procesi ishte konsensual, gjithëpërfshirës. Këtë e kërkonte edhe Rama, kur deklaronte se ka rëndësi procesi dhe jo emri, kërkonte që të përfshiheshin kandidatura nga të gjitha fushat.
Halimi akuzoi kreun e opozitës Ram se në mendjen e vet ka vetëm një target atë të bllokimit dhe mosmarrjes së statusit kandidat, ndërsa shton se konsensusi për çështjet zgjedhore është shumë i lehtë për t’u arritur nëse merren rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Minsitri i Drejtësisë ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e Partisë Demokratike lidhur me heqjen e imunitetit. Sipas tij mazhoranca do të pranojë çdo dispozitë që kërkon PS-ja për heqjen e imunitetit dhe do e votojë atë që në seancën e ardhshme.
“PS të paraqesë amendamentet për të hequr imunitetin dhe PD ka vullnetin që në seancën e ardhshme që të heqë imunitetin”- përforcoi deklarimin e PD-së, Halimi

Halimi: Dixhitalizimi i seancave gjyqësore, kusht për transparencën
Duke akuzuar Partinë Socialiste se anatemon drejtësinë dhe hedh baltë mbi gjithçka për të errësuar çdo sukses të qeverisë, ministri Halimi theksoi se Shqipëria ka një sistem drejtësie të konsoliduar.
Ai tha se për gjyqësorin dhe prokurorinë po ecet drejt dixhitalizimit të seancave gjyqësore, si kusht kryesor për transparencën.
“Ne po ecim drejt transparencës, dixhitalizimin e senavcave gjyqësore, që shqiptarët të dëgjojnë çdo fjalë e gërmë që flitet, që të binden dhe të ballafaqohen” – shtoi Halimi, i cili tha se është ndërtuar një portal cilësor për mekanizmin e transparencës.
Minsitri i Drejtësisë tha se vitin e kaluar qeveria ka miratuar strategjinë e reformës në drejtësi, e cila do të nisë me gjykatën e lartë, pasi ligji organik për gjykatën e lartë është shumë i rëndësishëm dhe primar për sistemin e drejtësisë.
Transparencë e plotë në përzgjedhje, implementim i traditës kushtetuese evropiane në gjykatën e Lartë dhe përmirësim i cilësisë në përbërjen e gjykatës së lartë janë primare për këtë projektligj, i cili është përgatitur në janar, ndërsa ftoi deputetët që ta gjykojnë me përparësi projekt ligjin për gjykatën e lartë dhe deri ditën e hënë priten sugjerimet te EURALIUS, dhe të mërkurën e javës së ardhme pritet të kalojë, së bashku me paketën e reformës për ligjet gjyqësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›