Dy shqiptarë kapen me drogë në Angli
Autori i Lajmit: red.
Një shqiptar që u arrestua nga policia, pasi iu gjet një sasi droge me vlerë 40 000 euro në shtëpinë e tij, do të depërtohet në Shqipëri, pasi të ketë kryer dënimin e tij. Enkel Bushati, 25 vjeç, u dënua me katër vjet e gjysmë në burg, dhe një shqiptar tjetër, 29-vjeçari Edmir Myselimi, u dënuan me 15 muaj në burg. Dy shqiptarët u arrestuan bashkë me pesë persona të tjerë me origjinë nga Evropa Lindore, më 1 shkurt të këtij viti, pasi policia bëri një kërkim në adresën në Bailiff Street, The Mounts. Prokurori Stuart Yeung, nga Northampton Croun Court, tha se shqiptarët nuk jetonin tek adresa që u kërkua nga policët, por pasi droga u gjend tek adresa, shtëpitë e shqiptarëve u kërkuan, dhe tek to u gjend një sasi droge me shenjat e gishtave të tyre, peshore, lista me emra personash, dhe para. Policët gjetën 445 gramë kokainë, 1.7 gram heroinë dhe një pasaportë false italiane tek shtëpia e Bushatit. Bushati që kishte disa telefona celularë dhe SIM karta të ndryshme, pranoi që ishte i fajshëm për pasjen e drogës me qëllim për të shitur, dhe për pasjen e dokumenteve false. Myselimi, që iu refuzua azili në dhjetor të vitit 2006, kishte kanabis me vlerën e 2800 paundëve në shtëpinë e tij, dhe gjithashtu pranoi që ishte i fajshëm për pasjen e drogës për të shitur. Myselimi gjithashtu mund të deportohet, edhe pse është martuar me grua britanike. Gjykatësi i tha Myselimit: “Sasia e kanabisit që ju gjend juve ishte e madhe, dhe unë duhet të të dënoj se ju synonit të shisnit më të shumtën e kësaj droge për fitim parash.” Të dy shqiptarët tani do të gjykohen përpara një jurie pasi më parë të dy u deklaruan të pafajshëm, dhe vetëm e ndryshuan deklarimin e tyre në ditën e parë të gjyqit.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008