Ekstradohet bosi i kompanisë rentiere “Cenaj & CO”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Sillet në pranga ish-bosi i kompanisë rentiere “Cenaj&CO”, Lefter Cenaj. I dënuar për veprën penale të “mashtrimit në shuma të mëdha”, Cenaj është sjellë dje nga Greqia për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata. Lajmi është bërë i ditur nga burime Policia e Shtetit, sipas të cilave mësohet se ish-bosi i kompanisë piramidale është arrestuar në Greqi për llogari të drejtësisë shqiptare.
Vendimi
Më 10 shkurt të vitit 2003, Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor dhe dënoi me 15 vjet burg ish-bosin e firmës piramidale “Cenaj&CO”, Lefter Cenaj, për veprën penale të “mashtrimit në shuma të mëdha”. Sipas vendimit të gjykatës mësohet se i pandehuri Cenaj u dënua në mungesë, pasi ndodhej i arrestuar në Greqi. Ai përfitoi ulje të një të tretës së dënimit, pasi gjykata pranoi kërkesën e palës mbrojtëse për gjykim të shkurtuar. Në atë kohë, prokuroria provoi se borxhi që i pandehuri u detyrohet kreditorëve të tij, është llogaritur në 5.734.415.506 lekë ose në valutë 54.874.788 dollarë. Lefter Cenaj u dënua për 25 537 raste mashtrimi. Kompania “Cenaj&CO” e ka nisur veprimtarinë e saj në vitin 1995, kur filloi të mbledhë para në formën e huamarrjes nga publiku i gjerë dhe të mashtrojë me premtimin, se do të hapte aktivitete të mëdha që do të kishin fitim të trefishtë. Por në fillimin e vitit 1997, kjo firmë u fundos, ashtu sikurse dhe shumë firma të tjera piramidale.
Firma "Cenaj&Co"
“Firma “Cenaj” kishte 26 mijë kreditorë dhe borxhi i kësaj firme kap një shifër marramendëse, prej 54 milionë dollarësh", sipas ekspertëve të firmave piramidale. Në këtë mënyrë, sipas ekspertit, Lefter Cenaj është përgjigjur para gjykatës, për vjedhjen me anë të mashtrimit që u ka bërë 26 mijë kreditorëve për një shumë që kap 54 milionë dollarë. Firma "Cenaj" kishte pesë filiale të mëdha në qytetet Tiranë, Durrës, Vlorë, Himarë dhe Berat dhe kryesisht kreditorët nga këto qytete kanë qenë më të mashtruarit nga Lefteri. Ndërsa Prokuroria shqiptare kishte vendosur të procedonte me gjykimin në mungesë të Lefter Cenajt, vjen edhe përgjigjja e drejtësisë greke. Prokuroria e Përgjithshme iu fut punës, për të nxjerrë të gjitha aktet e ekspertimit dhe për të përfunduar sa më parë hetimet. Dhe dje ka qenë dita përfundimtare, ku prokurori Ajaz Gjeta dhe eksperti kontabël Shyqyri Kohe, kanë arritur të nxjerrin konkluzionet përfundimtare të ekspertimit. Kështu, sipas aktit të ekspertimit, Lefter Cenaj ka mashtruar 26 mijë kreditorë. Ndërkohë, sipas prokurorit të çështjes, Gjeta, Cenaj është kthyer vetëm pasi drejtësia greke nuk ka mundur të provojë akuzën e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Falë këtij mosprovimi të akuzës, drejtësia helene ka vendosur që Cenaj të rikthehet në Shqipëri dhe të gjykohet për krimin e kryer këtu.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008