Zbulohet një depo municionesh e rrezikshme
Autori i Lajmit: red.
Një sasi e madhe municionesh ishin të fshehura në tunelet e ish-repartit ushtarak “Brigada e 5-të” në vendin e quajtur Leknjas. Specialistët e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një sasi të madhe municionesh të cilat ishin të fshehura në një tunel, kanë ushtruar një kontroll mbi lagjen SMT të qytetit Gjirokastër, në tunelet e ish- repartit ushtarak “Brigada e 5-të” në vendin e quajtur Leknjas. Si rezultat i këtij kontrolli në brendësi të njërit prej këtyre tuneleve është bërë i mundur evidentimi i një sasi të madhe municionesh luftarake shumë të rrezikshme dhe konkretisht: 10 arka druri në të cilat kishte në çdo arkë 4 predha kundërtank model 69, gjithsej 40 copë predha, 10 arka druri, në të cilat kishte nga 20 copë granta dore mbrojtëse (difensive),gjithsej 200 copë; 10 arka druri në të cilat kishte nga 2 kuti metalike në të cilat kishin fishekë luftarakë model 56, gjithsej 10800 copë; 20 kuti plastike ku çdo kuti kishte nga 10 ndezësa të këtyre granatave, gjithsej 200 copë ndezësa 12 krehëra të mbushur me fishekë model 56, gjithsej 380 fishekë. Burime nga policia pohuan se armatimi i gjetur gjithsej ishte: 40 predha kundërtank model 69, 200 granata dore mbrojtëse (difensive), 11.180 copë fishekë luftarakë model 56, 200 copë ndezësa të këtyre granatave, 12 krehëra fishekësh model 56. Sasia e armatimit është transportuar nën masa sigurie për në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Policia po punon për të evidentuar dhe kapur poseduesit e mundshëm të këtyre municioneve luftarake. Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër i bën thirrje edhe një herë komunitetit që të bashkëpunojë me policinë për evidentimin dhe grumbullimin e të gjithë municioneve luftarake të mbetura që prej vitit 1997, pasi këto municione janë një rrezik potencial për jetën e banorëve.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008