E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët në Britani, si t i merrni dokumentet

Autori i Lajmit: red.
Shumë emigrantë kanë përfituar lejen e tyre të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar (MB) në bazë të “Legacy Programme”. Por, Home Office sqaron se kjo nuk është një amnisti, edhe pse në aparencë i përngjan një të tille. Tashmë Home Office është duke shqyrtuar nën “Legacy Programme” rreth 450 000 deri në 500 000 raste ku dhe objektivi i tyre është se këto raste duhet të përfundojnë së shqyrtuari brenda korrikut 2011, (këtu kemi parasysh, dhënien e dokumenteve në një pjesë të tyre apo deportimin e një pjese që nuk mund të klasifikohet nën këtë kategori). Specialistë të emigracionit sqarojnë se çdo emigrant që vazhdon të jetojë në MB, të ketë kontakte me prezantuesit e tij ligjorë dhe Home Office të jetë i mirinformuar për prezencën e tij/saj në MB. Duke pasur një rast në shqyrtim në Home Office, është më se e lehtë për prezantuesin ligjor të kërkojë lirimin e një emigranti në rast se ai/ajo arrestohet nga policia e emigracionit dhe dërgohet në qendrat e grumbullimit (immigration removal centers) me synim deportimin të tij/saj nga MB. “Jo vetëm kaq, por ka edhe me qindra emigrantë që e kanë paraqitur kërkesën e tyre për mbrojtje ndërkombëtare në Home Office para vitit 2000 dhe prej atëherë, Home Office nuk ka marrë ende një vendim në kërkesat e tyre. Për këtë lloj kategorie emigrantësh dëshiroj të theksoj se shanset e tyre për të përfituar edhe pa iu drejtuar gjykatës (Asylum and Immigration Tribunal) janë shumë të mëdha. Në një rast të tillë Home Office nuk ka zgjidhje tjetër, por vetëm t i njohë një emigranti të tillë lejen e qëndrimit edhe pse jashtë ligjeve të emigracionit pasi një gabim për t u ballafaquar me drejtësinë mund t i kushtojë Home Office-it edhe një “shuplakë” nga Tribunali i Azilit dhe Emigracionit”, - sqarojnë specialistët e emigracionit.
Specialistët
Specialistët këshillojnë emigrantët që nëpërmjet prezantuesve të tyre ligjorë të vazhdojnë të bëjnë prezantime në Home Office dhe si pikë kryesore të kërkohet se ata kanë stabilizuar jetën e tyre private në MB për arsye të kohës së gjatë të qëndrimit në MB apo lidhjeve të tyre si me njerëz që kanë përfituar të drejtën e qëndrimit apo janë shtetas britanikë po ashtu edhe me vetë vendin, Britaninë, është shumë esenciale të shpjegohet shumë qartë se si është bërë ky përfitim lidhjesh të forta dhe të padiskutueshme. Vonesat në marrjen e vendimit apo deri në dështimin e Home Office-it për të deportuar një emigrant të regjistruar ne Home Office, mund të rezultojnë në kërkesën e këtij të fundit se ai ka stabilizuar jetën e tij private në MB dhe se ai të vazhdojë të pretendojë se e konsideron MB si vendin e tij të origjinës. Pra ky emigrant mund të kërkojë nga Home Office se “rrënjët” e tij janë përhapur në komunitetin britanik dhe se ai ka zhvilluar lidhje personale më të fuqishme krahasuar ato nëse ai/ajo do të ishte deportuar nga Home Office në kohë. Çdo lloj marrëdhënieje që ky emigrant pa lejë qëndrimi ka stabilizuar në MB është si rezultat i mosinteresimit të organeve të Home Office-it për ta deportuar atë dhe familjen e tij nga MB në kohën e duhur. “Vonesa në shqyrtimin e plotë të lëndës për një emigrant në MB është relevante për të reduktuar peshën e kontrollit të emigracionit për të pasur një emigracion të drejtë dhe të ligjshëm. Si rezultat i kësaj vonese ky emigrant i është larguar jetës dhe lidhjeve të tij personale me vendin e tij të origjinës, pra lidhjet e tij me vendin e tij të origjinës janë bërë më të dobëta ose janë pothuajse ndërprerë dhe lidhjet e tij me MB janë përforcuar edhe më shumë, pra ky emigrant edhe pse me origjinë nuk i përket MB, ai të vazhdojë të pretendojë se e konsideron MB si vendin e tij/saj të origjinës”, - theksojnë specialistët.
Hyrja si minorenë
Në rastet e atyre emigrantëve që kanë hyrë në MB si minorenë të pashoqëruar, ata me shumë këmbëngulje mund ta argumentojnë këtë të thënë më lart, pasi ata kanë shpenzuar në MB vitet e tyre më të mira të pjekurisë. Nuk është fare habi që prezantuesit ligjorë të kësaj grup-moshe/kategorie të mos hezitojnë të komentojnë nëpërmjet prezantimeve të tyre ligjore se për arsye të kohës së gjatë të qëndrimit në MB, marrë këto së bashku me moshën e tyre shumë të vogël në kohën e largimit ose arritjes në MB, ky/kjo emigrant/e ka stabilizuar jetën e tij/saj në atë nivel sa që ka harruar gjuhën mëmë dhe natyrisht ka krijuar lidhje tepër të fuqishme me Britaninë. Vonesat dhe mënyra e padrejtë e Home Office-it për t i shqyrtuar rastet si të barabarta dhe në kohë është vënë në dukje në shumë raste pothuajse të ngjashme me njëra-tjetrën.
Shembull
Për t u ardhur në ndihmë emigrantëve në nevojë këtë po e ilustrojmë me një shembull: “X” dhe “Y” emigrant kanë hyrë në të njëjtën kohë në MB, njërit prej tyre i është shqyrtuar lënda në kohë dhe natyrisht i është dhënë e drejta e qëndrimit dhe ai tashmë disponon pasaportën britanike, ndërsa emigrantit tjetër i është shqyrtuar lënda vite më vonë dhe kërkesa e tij është refuzuar, duke u argumentuar se ka ndryshime në rrethanat e tij, pasi frika e persekutimit nuk ekziston më. Duke marrë parasysh se në rastin e dytë dështimi është si rrjedhojë e burokracive të Home Office-it për shqyrtim të lëndës në kohë, ky emigrant me shumë të drejtë mund të kërkojë nga Home Office një rishqyrtim të vendimit, apo të dërgojë në departamentin e emigracionit një kërkesë të re (Fresh Application). Janë të këshilluar shumë emigrantë që kanë hyrë në MB para 2000 dhe që mendojnë se kanë përfunduar të gjitha të drejtat e apeleve me Home Office-in, t u drejtohen prezantuesve të tyre ligjorë dhe të fillojnë nga puna pa vonesa të mëtejshme për hir të interesit të tyre personal.
Informimi zyrtar
Është parësore dhe detyrim i çdo emigranti të paligjshëm që dëshiron të rregullojë qëndrimin e tij në MB të paktën të informojë Home Office-in se edhe pse të gjitha të drejtat e tij të apeleve kanë përfunduar vite më parë, ai/ajo vazhdon të jetë në MB. Mund të ndodhë që në disa raste Home Office mund t u shkruajë menjëherë pas dërgimit të aplikimit dhe t u kërkojë atyre të paraqiten për një intervistë, gjë që mund të jetë e dyshimtë apo të anulohet nga prezantuesit ligjore, mund edhe të dërgohen forma të ndryshme për t u plotësuar dhe se në disa raste kërkohet që të bëhen edhe pagesa, por se prezantuesit ligjorë duhet të jenë shumë të kujdesshëm në mënyrën se si ata do të replikojnë. Është më se e domosdoshme që në disa raste dërgimi i formave me pagesë (SET-O-, SET-M-, FLR-M-), mund të jetë i panevojshëm, përveç rasteve të bashkimeve familjare, pasi mund të çojë në vonesa shumë të mëdha në shqyrtimin e lëndëve apo në devijimin e një pune të mbarë. Në disa raste të tjera mund të ndodhë që Home Office t u kërkojë këtyre emigrantëve dokumentacion se ku ai/ajo kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në MB. Nëse një emigrant i refuzuar merr një letër të tillë, ai është i këshilluar që të mos e neglizhojë përgjigjen dhe të dërgojë në Home Office dokumentacion të ndryshëm për të vërtetuar se gjatë periudhës që atij i kanë përfunduar të gjitha të drejtat e apeleve e deri në dërgimin e një aplikimi të ri, ai/ajo ka qëndruar në MB.
Një shans tjetër
Një shans tjetër tepër i sigurt është për ata emigrantë që kanë fëmijë nën moshën 18- vjeçare dhe që kanë qëndruar në UK për shtatë vjet apo edhe më pak. Në këto raste është shumë e domosdoshme që në faqet e para të aplikimeve të theksohet: “Application for ILR in the UK under the Seven Years Child Policy” në mënyrë që aplikimi të shkojë në departamentin e duhur dhe të mënjanohen vonesat e mundshme. Edhe pse në ligjet e emigracionit nuk është e shkruar se ekziston një ligj i tillë, pra, një fëmijë që qëndron në MB për shtatë vjet duhet t i jepet një lejë qëndrimi gjithë familjes ku ai bën pjesë, Home Office është shumë zemërgjerë dhe se gjithmonë dhe mbi gjithçka vë interesin e fëmijës. Megjithatë, çdo rast është shumë individual dhe shikohen edhe rrethanat e prindërve apo ndonjë ofensë kriminale dhe masa e seriozitetit të kësaj ofence shkaktuar nga prindërit e fëmijës. Gjithashtu këshillojmë që në rastet kur njëri nga prindërit ka shkaktuar një ofensë kriminale të regjistruar, në aplikim të mos përfshihet emri i tij, pasi në rast të kundërt gjithë familja mund të dështojë. “Në shtesë të kësaj që u tha më sipër duhet të ritheksojmë se përfaqësuesit ligjorë duhet të sigurohen se ofensa e shkaktuar nuk është shpenzuar në mënyrë që të përjashtohet emri i tij/saj nga aplikimi, pasi përndryshe krijohet një ndarje familjare shumë e panevojshme, gjë që kushton në kohë dhe materialisht për t u riparuar”, - përfundojnë specialistët këshillat e tyre.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›