E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy skenaret per rritjen e cmimit

Nder skenaret e parashikuar ne kontraten e shitjes se OSSH-se, eshte se ne total cmimi i energjise te rritet deri ne 10 per qind. Rritja ne ritmet 7-10 per qind te cmimit te energjise deri ne vitin 2012, eshte nje nder pikat kryesore te negociuara ne kontraten e shitjes se Operatorit te Shperndarjes se Energjise dhe qeverise. Por sipas eksperteve te Bankes Boterore, rritja ne keto nivele edhe mund te mos ndodhe nese qeveria nderhyn me politikat e saj, cka presupozohet nje ulje e mundshme e TVSH-se per energjine. Por kontrata e shitjes se OSSH parashikon edhe nje skenar te dyte te rritjes se cmimit ne kushtet e mungeses se reshjeve dhe rritjes se cmimeve te energjise ne rajon. Ne kete rast rritja e cmimit ne baze vjetore, parashikohet te jete me lart se niveli 10 %. Ne kushtet aktuale te tregut nderkombetar te energjise dhe reshjeve te bollshme, nuk gjenden arsyet themelore per rritjen e cmimit te energjise. Mirepo ne vendin tone rritja e nivelit te pervitshem te cmimeve, vjen per te mbuluar humbjet qe krijohen nga vjedhjet dhe humbjet e energjise ne rrjet, te cilat ne nivelin aktual jane rreth 35 per qind. Niveli i humbjeve sipas kontrates se shitjes se OSSH, duhet te ulet me rreth 8 per qind ne vit duke kuptuar qe ne nje periudhe 4-vjecare ky fenomen te shkoje drejt reduktimit. Por ne vitin e pare te privatizimit te OSSH kompania po raporton te njejtin nivel humbjesh, madje me te larte se viti 2008.

Familjaret ishte behet

Deri ne 300 kilovat 7 leke 7.7 leke

Mbi 300 kilovat 12 leke 13.5 leke

Furrat e bukes. 8 leke 7.6 leke.

Industria 10 leke 10.5 leke

Bujqesia 10 leke 10.5 leke

Tregtia 10 leke 12.2 leke

Institucionet buxhetore behet 14 leke.

Tarifat e energjise per gjithe sistemin

"Bordi i komisionereve te ERE-s,, ka vendosur qe tarifa e energjise elektrike per shoqerine KESH Sh.a te jete 2.03 leke kw/h. Tarifa e transmetimit te energjise elektrike per OST te jete 0.6 leke kw/h. Tarifa mesatare per energjine elektrike per konsumatoret fundore per OSSH, te jete 9.53 leke kw/h nga 8.45 leke kw/h qe ishte tarifa ekzistuese, ose me nje rritje prej 13 per qindesh", tha Eduard Elezi, drejtor Juridik i ERE-s.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›