E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy të arrestuar për sulmet racore në Oklahoma

Në shtetin jugor të Shteteve të Bashkuara, Oklahoma, dy persona të bardhë janë arrestuar, lidhur me një seri të sulmeve të dyshuara me motive racore.

Tre banorë me ngjyrë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, nga një varg të shtënash gjatë disa ditëve në qytetin Tulsa.

Në të gjitha incidentet ishte e involvuar arma e njëjtë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar pas një kërkimi të gjerë, me përfshirjen e policisë lokale dhe të agjentëve federalë të FBI-së.

Mendohet se të arrestuarit, Jacke England, 19 vjeçar dhe Elvin Whats, 32, vjeçar, do të ballafaqohen me akuza për vrasje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›