Berisha përuron rrugë në fshatrat e Gjirokastrës: Gërmoni në çdo qoshe për qytete nëntokë
Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot Gjirokastrën, ku inauguroi rrugën Asim Zeneli-Antigone me gjatësi 8 kilometra.
Gjatë kësaj vizite Berisha është pyetur nëse ai ka një përgjigje për propozimet e liderit të opozitës, Edi Rama. Reagimi i tij ishte se Tani po flas për Pirron dhe po i përkushtohem Antigonesë. duke refuzuar kështu të japë një përgjigje.
Gjatë fjalës në përurimin e rrugës, Berisha tha se qeveria e tij është e vendosur që të punojnë në kthimin e Shqipërisë në destinacion kryesor turistik.
Këtu në Sofratikë, Melan, Libohovë, kudo që të hedhësh sytë, një nga faktorët më të rëndësishëm, një nga ofertat më të mëdha të Shqipërisë për qytetarët evropianë dhe të mbarë botës është trashëgimia e saj e pasur kulturore, tha Berisha.
Pyetjes se nje gazetari lokal: Zoti kryeministër a nuk mendoni që një vizitor e ka të vështirë të vizitojë këto monumente për shkak të mungesës së shërbimeve dhe programeve të pakta për të mbështetur banorët? Berisha iu pergjigj nder te tjera se:
“Do të punohet për të shtuar gërmimin se populli e ka quajtur këtë, kodra e Jermës, që do të thotë vend i shkretë, dmth ka qenë një vend i braktisur. Detyra e autoriteteve vendore është që të gërmojnë në çdo qoshe të tij…”
*****
Rama: Berisha të përgjigjet publikisht; do apo jo bashkëpunim me opozitën!
Një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se opozita pret përgjigjen e kreut të mazhorancë për të gjitha propozimet për reforma. Rama theksoi se përgjigja e Berishës duhet të jetë e prerë; po ose jo reformë në bashkëpunim me opozitën.
Votimet me 3/5 janë votime për shtet-ndërtim jo arna apo qoka, kemi propozuar pakt për këtë. Jemi gati, jemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Saliu ta thotë publikisht do apo nuk do që deri në maj të mbyllet procesi që vazhdon të zvarritet, marrja e statusit kandidat. Do apo nuk do mirëkuptimin tonë. Do apo nuk do që të merremi vesh përtej atyre që na ndajnë dhe që do na ndajnë deri në fund, tha Rama.
Lideri i opozitës më tej foli për angazhimin e PS-së për heqjen e taksës për nevojat bazë, qumësht, vezë dhe ilaçe. Ai shtoi se kjo do të pasohet me një propozim tjetër për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike.
Këto janë taksa më të larta se në të gjithë Evropën .Në Evropë nuk ka asnjë vend me tatim mbi 20% për ushqimet. Me Saliun ka vetëm rritje çmimesh, me ne fuqia blerëse do të rritet. Alternativa e Saliut po e çon vendin drejtë përplasjes me murin e borxheve të papaguara dhe të papagueshme, nënvizoi Rama.
Kreu i së majtës foli edhe për taksën progresiste, duke premtuar se kjo gjë do të vendoset me ardhjen në pushtet të PS-së. Rama akuzojë se sot një grusht biznesmenësh ndajnë me politikanët fitimet në kurriz të të gjithë popullit.
Sot paguajë njësoj si një i pasur edhe një infermiere, punonjës policie dhe pastruese. Kjo padrejtësi e vendosur në sistemin e taksave të vendit do të duhet të marrë fund. Ne jemi të vetmit që mund ti japi fund. 5% kanë më shuam se 50% të depozitave bankare dhe qeveria u merr taksa njësoj siç u merr 95% të tjerëve. Ne duhet të jemi më pjesën më të madhe të Shqiptarëve, tha ndër të tjera Rama.
Florenc Stafa