E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia mbështetje për ekonominë dhe integrimin

Kjo u theksua gjatë takimit që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi me kryetaren e Parlamentit çek, Miroslava Nemcova, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Çeki. 

Pasi vlerësoi mbështetjen që parlamenti çek i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese, Topalli bëri një pasqyrim të shkurtër të situatës ekonomike në vendin tonë, duke theksuar se Shqipëria falë reformave ekonomike renditet ndër të paktët vende që nuk janë tronditur nga kriza.

Ajo vuri në dukje se niveli i deritanishëm i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Çeki është i kënaqshëm, por ka shumë hapësira për zgjerimin e mëtejshëm të tij, sidomos në fusha si industria, energjetika, transporti apo minierat.

Nga ana e saj, kryetarja Nemcova tha se, Çekia do të përdorë ndikimin e saj si kryesuese e grupit të vendeve të Vishegradit për çuarjen përpara të proceseve integruese të Shqipërisë. Gjithashtu, ajo theksoi se përveç kompanisë CEZ që është prezente në Shqipëri, ka hapësira për bashkëpunim, jo vetëm për firmat e mëdha, por edhe për ato të vogla e të mesme. Nemcova nënvizoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit edhe në fushën  e turizmit. /Start/

                                                                                             2011-10-11 13:40
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›