Raporti pa surpriza e me mesazhe!

Nuk ka ndonjë surprizë mbi përmbajtjen e këtij raporti, ku padyshim vlerësimi për Shqipërinë për statusin e vendit kandidat nuk do të jetë pozitiv.
Megjithatë, në pritje të daljes së këtij raporti, Sequi ka preferuar të mos flasë duke pritur momentin e duhur. "Nesër do të prezantohet progres raporti i KE për Shqipërinë në vitin 2011 dhe tek EU Infocenter rreth orës 14:00 do të mund të ndiqni drejtpërsëdrejti konferencën për shtyp të komisionierit Stefan Fyle në Brukse", tha Sequi, i cili shtoi se, "pas konferencës për shtyp të Komisionerit Fyle, do t’ia paraqes raportin Presidentit, Kryrministrit, zv/Kryeministrit dhe kreut të Opozitës dhe do të organizoj një konferencë shtypi. Ditën jetë do t’ia paraqes raportin Kryetares së Kuvendit, e cila s’do të jetë në Shqipëri nesër".
Sequi tha se progres raporti do t’i paraqitet edhe shoqërisë civile, përfaqësuesve të biznesit, komunitetit akademik. Pas publikimit të këtij raporti, Sequi tha se duhet të informohen gjerësisht qytetarët mbi integrimin e vendit në BE. “Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është çështje e gjithë shoqërisë shqiptare prandaj qytetarët duhet të informohen në lidhje me të drejtat dhe përfitimet që do të kenë nga ky proces", tha ai.
Sipas ambasadorit Sequi, qytetarët duhet të kuptojnë se çfarë është integrimi dhe çfarë është Bashkimi Europian për ta. "Për qytetarët është e rëndësishme të dinë se çfarë impakti do të ketë për ta integrimi, për jetën e tyre të përditshme", u shpreh Sequi."BE në Shqipëri dëshiron që ju të jeni pjesë e të ardhmes tonë të përbashkët. Ju së bashku me ne duhet të ndajmë të njëjtën vision, të njëjta parime për të ardhmen. Të gjithë të kemi mundësinë të përgjigjemi pyetjes që në fakt nuk bëhet shpesh deqë e ngre çdo qytetar shqiptar. “Pse është integrimi në favorin tim?", theksoi Sequi, ndërsa shtoi se së shpejti do të ndërmerret një fushatë ku do të jetë e përfshirë kjo pyetje. "Integrimi është një çështje për të gjithë shoqërinë në të gjithë tërësinë e saj. Qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për reformat që duhet të ndërmerren. Qytetarët e informuar janë kyçi i suksesit të Shqipërisë për procesin e integrimit pasi qytetarët janë atë që dotë bëjnë realizimin e politikave vetëm nëse i kuptojnë ato", ka theksuar Sequi.
Ai shtoi se së shpejti do të ndërmerret një fushatë ku do të jetë e përfshirë kjo pyetje. "Pas çdo termi që ne përdorimi si Administrata Publike, Lufta kundër korrupsionit, apo Krimit të organizuar, qytetarët duhet të dinë se çfarë reformash konkretisht merren, sa të rëndësishme janë ato për të arritur përmirësimin e këtyre çështjeve dhe të jetës së tyre", tha Sequi. Sipas Sequit, vetëm qytetarët e mirë informuar kanë mundësi që t’i përdorin strukturat demokratike për t’i shtyrë më tej për reformat që ata duan të shohin dhe që vendi të shkojë në drejtimin që duan ata, pra drejt Bashkimit Evropian. /S.Ll/Start/
2011-10-11 14:30