E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, plagoset një 19 vjeçar

Pas një konflikti të çastit është plagosur me thikë, një 19 vjeçar ndërsa autori akoma nuk është kapur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Vojo Kushi të qytetit Shkodër, ku është plagosur me thikë, në fytyrë, shtetasi F.T, banues në Vrakë, rrethi Malësi e  Madhe. 19 vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të qytetit Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, ku nga kryerja e veprimeve të para procedurale e hetimore, rezulton se autor i kësaj vepre penale është shtetasi Astrit Lezha, 22 vjeç, banues në Shkodër, për të cilin u bë dhe shpallja në kërkim e po punohet për kapjen  tij. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, gjatë një grindjeje të çastit mes dy të rinjve. /A.Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›