E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy te arrestuar per vrasjen ne Tirane

 Ka ndërruar jetë në mesnatë në Spitalin Ushtara k, 22-vjeçari i plagosur pasditen e të enjtes, Erjon Lita. 
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në rrugën Sirir Kodra dhe pranë banesës së 22-vjeçarit. 
Disa orë pas krimit shërbimet e Komisariatit numër 3 të Policisë dhe oficerët e hetimit të krimeve ndaj jetës dhe shëndetit arrestuan për krimin Sherif Ltën, 52 vjeç dhe Besard Latën 27 vjeç, ndërsa raportohej se ishte shpallur në kërkim Sebastjan Lata, 23 vjeç. 
Tre pjesëtarët e familjes Lata ishin duke lëvizur me automjetin tip Golf 2 me ngjyrë jeshile në rrugën Siri Kodra, kur janë konfliktuar me 22-vjeçarin Lita, i cili lëvizte në këmbë. 
Lita dyshohet të ketë qenë nën efektitn e konsumit të alkoolit kur sipas policisë ka debatuar për përparësinë me personat që ndodhein në makinë. 
Këta të fundit në debat e sipër kanë dalë nga makina dhe kanë goditur me grushta dhe me thikë 22-vjeçarin. 
Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 22-vjeçari nuk ka mundur tu mbijetonte plagëve me thikë në bark.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›