Dy te kerkuar nga drejtesia dergohen ne qeli
Dy persona te shpallur ne kerkim me vendim gjykate, kane rene ne prangat e policise. Fatmir Rexha 57 vjec nga Tirana, ishte i person kerkuar pasi Prokuroria e Krujes kishte leshuar ndaj tij nje urdher ndalimi, me akuzen e "mashtrimit". Sipas policise, Rexha kerkohej prej tre vjetesh dhe vetem dje u be i mundur arrestimi i tij. Ndersa Policia e Durresit ka mundur te vere ne pranga te mekuarin Brahim Bejtja 21 vjec, pasi gjykata e ketij rrethi e kishte denuar me 6 dite burg per vepren penale te kalimit te paligjshem te kufirit shteteror. Ai ishte shpallur ne kerkim ne janar te ketij viti. Materialet procedurale ne ngarkim te dy te arrestuarve, i kaluan per ndjekje prokurorise.