Nene e bije, te vdekura mbi trotuar
Kavaje-Nje ngjarje e rende ka tronditur mengjesin e djeshem, qytetin e vogel te Kavajes. Nje grua e re dhe krah saj nje femije fare i njome, jane gjetur te vdekura mbi trotuarin e pallatit ku ato banonin. Ngjarja e rende eshte konstatuar rreth ores 06.50 nga Policia e Kavajes. Identifikimi i viktimave ka qene i lehte, pasi kane qene banoret e pallatit ata qe kane thene edhe emrat e tyre. Viktimat e kesaj tragjedie jane 22-vjecarja Irma Daullja dhe vajza e saj e mitur 2-vjecare V.D. E para qe ka pare skenen e tmerrshme ka qene nje nga fqinjat e viktimave, e cila ka qene duke shkuar ne pune. Policia ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes dhe bashke me te edhe nje grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para ne vendngjarje, ku ka administruar edhe provat per sqarimin e rrethanave dhe motiveve te kesaj ngjarje te rende. Sipas policise, dyshimet e para flasin per nje vetehedhje te gruas se re bashke me vajzen e saj te mitur, nga tarraca e pallatit 8-katesh.
Bashkeshorti merret ne pyetje
Policia ka shoqeruar ne polici bashkeshortin e viktimes, i cili eshte marre ne pyetje nga grupi hetimor nen drejtimin e prokurorit te rrethit. Ai ka dhene shpjegimet e tij ne lidhje me sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Burime prane Policise se Kavajes, bene te ditur se bashkeshorti i viktimes, mesohet te kete thene se ne momentin ku ka ndodhur ngjarja, kishte qene ne gjume. Ai tha se sapo kishte marre lajmin, kishte zbritur menjehere poshte pallatit 8-katesh dhe ishte mundur t'i jepte ndihmen mjekesore vajzes se tij te vogel, por kjo ka qene e pamundur sepse zemra e saj kishte pushuar se rrahuri. Me tej, ai eshte pyetur per marredheniet qe kishte me bashkeshorten, si dhe gjendjen e saj shpirterore kohet e fundit. Ne pyetje per ngjarjen jane marre edhe te aferm te viktimave, por pa dhene ndonje motiv konkret per shkaqet e kesaj ngjarje te rende. Gjithashtu mesohet se jane marre ne pyetje edhe disa fqinje te ciftit Daullja, te cilet kane shpjeguar me aq sa kane ditur, jeten e dy bashkeshorteve.
Hetimet
Paraprakisht grupi hetimor po heton ne pisten e nje vetevrasje, pasi viktimat sipas eksperteve mjeko-ligjor nuk kishin shenja dhune ne trup. Ne vendngjarje jane gjetur njolla te pakta gjaku, ndersa trupi i gruas se re 22-vjecare eshte gjetur ne nje pozicion te drejte. Sipas mjekeve, qarkullimi i gjakut mund te kete ndaluar para se e reja bashke me vajzen e saj te binin ne trotuar. Nje gje e tille ka hedhur edhe disa dyshime te tjera, per nje vrasje te mundshme, ku dyshimet bien mbi bashkeshortin, ose per ndonje shtyrje ne vetevrasje. Nderkohe ekspertet kane kryer te gjitha veprimet hetimore dhe ne banesen e ciftit Daullja. Trupat e viktimave jane derguar ne morgun e spitalit, per t'iu nenshtruar ekspertizes mejko-ligjore, nga ku pritet qe pas disa ditesh te kete edhe nje version perfundimtar per shkaqet e vdekjes se tyre.
Ngjarja
Nje grua 22-vjecare, Irma Daullja dhe vajza e saj e vogel 2 vjece, V.D, jane gjetur te vdekura mbi trotuarin e pallatit ku ato banonin. Ngjarja e rende eshte konstatuar rreth ores 06.50. Dyshimet e para flasin per nje vetehedhje te tyre tarraca e pallatit 8-katesh.
Bashkeshorti
Policia ka shoqeruar ne polici bashkeshortin e viktimes, i cili eshte marre ne pyetje nga grupi hetimor nen drejtimin e prokurorit te rrehtit. Sipas policise, bashkeshorti i viktimes mesohet te kete thene se ne momentin kur ka ndodhur ngjarja, kishte qene ne gjume.
Rrefimi i fqinjes: Jeta e ciftit ishte normale
Nje nga fqinjat e gruas se re Irma Daullja, ka treguar se me aq sa dukej ne publik, jeta e ciftit Daullja ishte normale. Sipas saj, 22-vjecarja viktime e kesaj tragjedie, ishte e papune dhe merrej me rritjen e vajzes, ndersa punonte vetem i shoqi, i cili ishte me origjine nga Kucova. Fqinja tregoi se ditet e fundit nuk kishte vene re shenja depresioni apo shqetesimi tek Irma. Me te ajo pershendetej cdo mengjes nga ballkonet e shtepive te tyre. Sipas saj, hedhja e gruas eshte bere nga tarraca e pallatit dhe jo nga ballkoni i katit te katert te shtepise se viktimes. Fqinja ka shpjeguar se nese hedhja do te ishte bere nga ballkoni, viktimat do te kishin rene mbi pisten e saj, qe ishte e madhe ne siperfaqe dhe jo ne trotuar.