Sekuestrohet 100 kg kokaine, dy shqiptare kapo te ketij trafiku
Itali-Policia italiane e Firences dhe Guardia di Financa kane sekuestruar dje nje sasi prej 100 kg kokaine dhe kane vene ne pranga 32 anetaret e organizates kriminale te ketij trafiku. Mediat italiane njoftojne se dy "kokat" e ketij trafiku ishin shqiptare, me dokumente te rregullta ne Itali, nderkohe qe edhe nje pjese e madhe e te arrestuarve, jane shqiptare. Operacioni i policise eshte koduar "Podgorica" u shtri ne provincat e Firences, Pratos, Karreras, Breshias, Monzas, Modenes, Bergamos, Vicences dhe Romes. Sipas policise, droga mberrinte ne Itali nga Evropa Veriore dhe kryesisht nga Spanja, e fshehur ne makina. Pas marrjes ne dorezim te droges, ajo ndahej ne sasi te vogla tek shperndaresit dhe me pas shitej. Nje pjese e lendes narkotike perzihej me ilace. Sipas hetimeve, anetaret e ketij grupi trafiku, perdornin numra te ndryshem celulari per te mos u kapur dhe kishin arritur te perdornin me shume se 130 numra. Ata kishin edhe kodet e tyre te komunikimit, si "dite pune", "shok" dhe "kusheri". Nese kjo sasi kokaine, do te ishte mundur te hidhej ne treg, anetaret e grupit do te perfitonin nje shume prej 18 milione eurosh. Ky operacion eshte cilesuar si me i suksesshmi i koheve te fundit nga policia italiane.
Operacioni
Policia italiane ka sekuestruar 100 kg kokaine dhe ka vene ne pranga 32 anetaret e organizates kriminale te ketij trafiku. Mediat italiane njoftojne se dy "kokat" e ketij trafiku ishin shqiptare me dokumente te rregullta ne Itali.