"Ngrin" buxheti, ne rrezik investimet
Duket se banoret e kryeqytetit do t'i perfitojne sherbimet e baskise, ne nje kohe mjaft te vone. Kjo, per shkak se buxheti per vitin 2010 ende nuk ka nisur nga diskutimet, edhe pse ai duhej te ishte miratuar deri ne fund te muajit dhjetor. Por per shkak te mungeses ne dokumentacionet qe i jane dorezuar anetareve te keshillit dhe perplasjes midis keshilltareve te opozites me poziten projektbuxheti i 2010-es, nuk eshte shqyrtuar ne mbledhjet qe ka zhvilluar keshilli gjate muajit janar. Edhe pse u tha se shume shpejt do te percaktohet nje date tjeter, deri me tani nuk eshte percaktuar asnje date zyrtare se kur do te zhvillohet mbledhja. Ky keshill javen e kaluar ka zhvilluar takime me kryetaret e njesive bashkiake, per te diskutuar pikerisht ne lidhje me kete ceshtje. Por, ne vend qe te arrinin ne konsensus, kryetaret e njesive qe drejtohen nga perfaqesues te LSI dhe te PD, jane shprehur te pakenaqur me investimet qe jane parashikuar per cdo njesi bashkiake, ndaj ata kane kerkuar qe ky buxhet te mos kaloje pa ndryshimet qe ata kane kerkuar.
Mbledhja
Buxheti me ligjin e ri, Nr.9936, duhet qe te miratohet deri me date 31 dhjetor, ne krahasim me ligjin e meparshem qe ka pasur afat deri ne 3 muajt e pare te vitit. Gjithsesi edhe ky ligj parashikon se afati i fundit per miratimin e buxhetit eshte muaji mars. Por, jemi ne fillim te muajit shkurt dhe ende nuk eshte percaktuar asnje date zyrtare se kur do te mbahet mbledhja per diskutimin e buxheti te kryeqytetit. Pasi edhe ne mbledhjen e muajit janar, buxheti edhe pse ishte ne rend dite nuk u diskutua aspak, pasi keshilltaret e PD dhe te LSI, kerkuan informacione me te detajuara ne lidhje me taksat dhe investimet qe parashikohen te behen per kete vit. Por vec te tjerave ata kane kerkuar edhe nje pasqyrim te buxhetit te kaluar per te pare se si jane kryer investim et qe ishin miratuar. Duke qen se buxheti ende nuk eshte diskutuar per here te pare, keshillit do t'i duhen me teper se dy mbledhje, duke bere keshtu qe miratim i tij te vonoje akoma dhe me teper. Gje kjo qe do te sjell pengesa ne shpalljen e tendereve, ne kryerjen e tyre dhe nisjen e punimeve per projektet e shumta qe pritet te nisin ne kryeqytet.
Minibashkite
Te pakenaqur me menyren se si eshte hartuar projektbuxheti i ketij viti, kane pasur edhe kryetaret e minibashkive ne kryeqytet. Shume prej kryetareve te njesive bashkiake jane ankuar se nuk eshte marre parasysh asnje nga kerkesat qe ka bere komuniteti i njesise qe ata perfaqesojne. Sipas kryetareve te njesive bashkiake, buxheti i vitit 2010 eshte diskriminues per cdo njesi bashkiake te Tiranes, pasi investimet jane perqendruar per projektin e qendres se Tiranes, nderkohe qe territoret e tjera te qytetit jane lene ne meshire te fatit. Ne fakt, duket se keto vonesa po behen "rruge" pasi edhe buxheti i vitit te kaluar eshte miratuar me mjaft vonese nga keshilli bashkiak. Anetaret e Keshillit Bashkiak paten kerkuar nje projekt-propozim me te detajuar per vitin e kaluar e megjithate, atyre nuk iu vu ne dispozicion material shtese nga ana e ketij institucioni. Madje disa anetare pretenduan se ne projektbuxhetin e vitit 2009 ishin perfshire investime te cilat kishin perfunduar.
L.Ndoka