Lohan: Per strategjine e gjyqesorit duhet vullnet i gjere politik
Tirane- Pavaresia e gjyqesorit eshte sfide per Shqiperine dhe per te arritur kete, duhet vullnet nga te gjitha palet. Keshtu u shpreh dje, shefi i delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane, Helmut Lohan, gjate inaugurimit te Gjykates se Krimeve te Renda dhe Prokurorise se Krimeve te Renda. Gjate ketij inaugurimi, ishte prezent edhe kryeprokurorja Ina Rama, si dhe ministri i Drejtesise, Bujar Nishani. "Eshte fakt qe shume prej ligjeve kerkojne shumice te cilesuar ne parlament, prandaj ky i fundit paraqet nevojen e zhbllokimit te tij. Tejkalimi i problemeve te gjyqesorit ka shume rendesi dhe mirefunksionimi i gjyqesorit, paraqet nje nga kushtet e rendesishme te aderimit te Shqiperise drejt strukturave te Bashkimit Evropian. Sfide kryesore per Shqiperine eshte pavaresia e gjyqesorit, per kete arsye duhet vullnet nga te gjitha palet. S'ka shtet ligjor te shumices dhe pakices. Ndaj, ne mendojme se per strategjine e gjyqesorit duhet vullnet i gjere politik",-tha dje Lohan. Sipas ambasadorit te KE-se, per sistemin gjyqesor duhet nje strategji e gjere dhe gjitheperfshirese, ndersa ka shtuar se "kushtet ne Gjykata dhe Prokurori jane jo te mjaftueshme per efikasitet". Nderkohe Ministri i Drejtesise Bujar Nishani, i cili preu edhe shiritin e inaugurimit tha se "nismat e fundit ligjore, ndihmojne per nje lufte me efikase ndaj krimit te organizuar". Drejtuesi i Gjykates se Krimeve te Renda, Dritan Hallunaj falenderoi togat e zeza per perkushtimin ne punen e tyre. Projekti per ndertimin e nderteses se drejtesise ka kushtuar 6.5 milione euro.
R.C