E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policët e vrarë në Kukës, Hasani pengon procesin

10/07/2009  I pandehuri nuk “bie rehat” me avokatët

TIRANË- Vrasja e policëve nga Afrim Hasai në Kukës ka mbetur në Gjykatën e Krimeve të Rënda. I pandehuri kundërshton paraqitjen e provave me pretekstin e marrjes së avokatit nga familja. Avokati i parë i vendosur nga familja largohet dhe gjykata cakton avokat kryesisht. Por pas kësaj faze, i pandehuri reagon. Përsëri dje seanca gjyqësore nuk është zhvilluar, sepse i pandehuri kërkon ndryshimin e avokatit të caktuar nga gjykata dhe vendosjen e një avokati nga familja. Akuza është e vërtetuar dhe i pandehuri tashmë kërkon të shtyjë seancën sa më shumë. E ka pranuar që ka qëlluar mbi dy policë, por nuk ka fituar nga e drejta për gjykim të shkurtuar. Nga provat e grumbulluara u arrit të provohej se në datën 16 mars 2009 në qendër të fshatit Shëmri Kukës në lokalin e shtetases Adriana (Lume) Brinja, kanë hyrë me forcë shtetasit Zaim Brinja dhe i pandehuri Afrim Hasani, i cili menjëherë sapo ka hyrë në lokal ka thyer pa asnjë motiv një pasqyrë, dy karrige dhe gota e pjata që ndodheshin në një tavolinë të lokalit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›