Shembet ish-depoja e grumbullimit të drithit, 2 të vdekur, 3 të plagosur
10/07/2009 Shkuan të merrnin hekurin e mbetur në tarracën e godinës, flasin dëshmitarët
KOLONJE- Një ngjarje tejet tragjike e ndodhur në qytetin e Ersekës, i ka marrë jetën një qytetari rreth 21-22 vjeç, ndërkohë është gjetur i pajetë edhe një fëmijë Sh. Shkoza 12 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë tre të tjerë, midis tyre edhe një vajzë 8 vjeçe. Gjithsesi strukturat e pushtetit vendor dhe të policisë kanë mundur të nxjerrin nga gërmadhat grupin prej 5 vetash. Ndërkohë mësohet se gjithë personat e mbetur nën gërmadha, i përkasin të njëjtit fis me mbiemrin Shkoza, ku të 5 personat ishin kushërinj mes tyre. Që të gjithë i përkisnin një familje rome, banorë të qytetit të Ersekës. Aktualisht personat e plagosur pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit të tyre, janë nisur me urgjencë në spitalin e qytetit të Korçës për një ndihmë më të specializuar mjekësore. Përveç faktit që ata kishin marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, në të njëjtën kohë kishin filluar të ndiheshin të traumatizuar, pasi përveç vajzës që ishte 8 vjeç edhe dy të tjerët janë adoleshentë.
Tragjedia
Nga dëshmitarë të ndodhur në vendit të ngjarjes mësohet se tragjedia ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes. Pikërisht në këtë kohë, rreth orës 18.30 të mbrëmjes një grup prej 5 vetash të të njëjtit fis, ku bënin pjesë 5 veta, mes të cilëve një 21-vjeçar, dy të rinj që nuk i kishin mbushur të 20-at, kishin shkuar bashkë me ta edhe dy fëmijë të vegjël, një djalë dhe një vajzë. Që të gjithë i përkisnin komunitetit rom. Nga dëshmitarët e ndodhur në vendin e ngjarjes mësohet se grupi prej 5 vetash kishte shkuar tek ish-depoja e drithit, e cila më pas kishte funksionuar si rrobaqepësi, por që pas largimit të firmës kjo depo kishte mbetur tejet e braktisur. Qëllimi i tyre kishte qenë të nxirrnin prej tarracës së ish-depos material hekuri me qëllim tregtimi. Nuk dihet saktësisht se për sa kohë ka qëndruar ky grup duke punuar në atë vend, por kur ora po shkonte 16.30 është dëgjuar një zhurmë tepër e madhe, njësoj sikur të kishte qenë shpërthim bombe. Shembja e një tarrace në një ndërtesë të lartë dhe me shtrirje të konsiderueshme kishte tronditur gjithë zonën përreth. Të paktën në këtë mënyrë janë shprehur banorët e asaj zone që banojnë pranë kësaj depoje. Dëshmitarët e ndodhur në vendin e ngjarjes tregojnë se fill pas shembjes së tarracës janë dëgjuar ulërima dhe thirrje të frikshme njerëzish që kishin mbetur brenda gërmadhave të ndërtesës. Fillimisht kishte dalë njëri prej tyre, i cili ishte i gjakosur dhe njëherazi i tronditur tërësisht. Kishte qenë ky person që kishte treguar çfarë kishte ndodhur, ndërsa më pas do të ishin banorët e lagjes ata që do të ndihmonin nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat. Ndërkaq është vënë në dijeni edhe policia e rrethit Kolonjë dhe strukturat e pushtetit vendor, të cilat që me marrjen e njoftimit janë gjendur menjëherë në vendin e ngjarjes, pasi situata paraqitej mjaft e vështirë. Megjithatë, burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se fal kësaj ndihme është bërë e mundur të nxirret një vajzë 8 vjeçe dhe një djalë tjetër rreth të 20-ve. Por ndërkaq ishte gjetur edhe trupi i personit të katërt, Fatjon Shkozës, i cili u gjet i pajetë. Megjithatë, duket se tragjedia nuk ka përfunduar këtu. Personat e mbetur gjallë kanë pohuar se bashkë me ta ishte edhe një djalë rreth 11 vjeç, Shpëtim Shkoza
Kërkimet për 11-vjeçarin
Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë gjithashtu se kërkimi i 11-vjeçarit mbetej mjaft i vështirë, pasi nuk mund të punohej as me ekskavator dhe as me ndonjë mënyrë tjetër, pasi, pjesë të tarracës që kanë mbetur pezull mund të rrëzoheshin dhe të shembin gjithçka që kishte mbetur brenda mureve. Të njëjtat burime bënë të ditur se edhe puna me dorë ka qenë mjaft e vështirë, pasi tashmë në atë godinë gjithçka lëkundej dhe paraqet rrezik për jetën e fëmijës nëse ai do të ishte gjallë. Megjithatë, pas kërkimeve të shumta dhe pas çdo përpjekje mësohet se edhe 11-vjeçari u gjet i vdekur. Ndërkohë burime të sigurta shprehen se të plagosurit aktualisht gjenden jashtë rrezikut për jetën, por nën mbikëqyrjen e mjekëve
Personat e dëmtuar
Altin Etem Shkoza, 23 vjeç.
E. Enver Shkoza, 12 vjeç.
K. Enver Shkoza, 7-8 vjeç.
Fatjon Enver Shkoza 21-22 vjeç.
Sh. Gëzim Shkoza, 10-12 vjeç