"ALBpetrol" gati per privatizim, shlyen detyrimet
Kompania publike e nxjerrjes se naftes "ALBpetrol" ka shlyer detyrimet qe kishte ndaj shtetit, para se te hynte ne proces privatizimi. Keshtu nga 7.3 miliarde leke deme dhe borxhe te evidentuara ne vitin 2009, 3.6 miliarde leke jane shlyer, nga te cilat 2 miliarde leke jane shlyer nga kompania "ALBpetrol". Kompania publike e nxjerrjes se naftes, "ALBpetrol", pritet te privatizohet brenda ketij viti. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, tha pak muaj me pare se eshte ngritur nje grup pune per te filluar procesin e privatizimit te kompanise "ALBpetrol". "Grupi i punes do te percaktoje formen e privatizimit te kesaj kompanie si dhe termat e references dhe kushtet per privatizimin e saj", deklaroi ministri Prifti, i cili nuk perjashtoi as pjesemarrjen e kompanive shqiptare ne kete proces, nese ato plotesojne kushtet dhe termat e references.
Prifti shtoi se procesi i privatizimit do te kryhet brenda nje periudhe 6 deri ne 8-mujore dhe se do te perzgjidhet nje konsulent nderkombetar, qe do te keshilloje qeverine per menyren e privatizimit, ndryshimet ligjore dhe rregullatore qe duhen bere ne kete proces, por edhe per termat e references, per te hapur pastaj tenderin per privatizimin e "ALBpetrol"-it. "Ne synojme nje fitim maksimal nga privatizimi, ashtu sikurse edhe do te zgjedhim kompanine, e cila do te ofroje investimet me te medha", vijoi Prifti, ndersa shtoi se nje tjeter kusht per privatizimin e kesaj kompanie, qe do te vendoset nga qeveria shqiptare, eshte edhe moslargimi i fuqise punetore nga puna, me privatizimin e kompanise.