E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret vuajne nga kequshqyerja

Pavaresisht ushqimit te bollshem, shqiptaret renditen ne radhet e personave te kequshqyer. Pikerisht, per te eliminuar keto probleme, Ministria e Shendetesise dhe Organizata Boterore e Ushqimit do te ndryshojne dieten e ushqimit per te gjitha cerdhet, kopshtet dhe shkollat me konvikte. Dje, drejtori i Shendetit Publik, ne MSH, beri te ditur se keto institucione po pergatisin nje udhezim te ri, cili do te ndryshoje dieten e ushqimit me qellim permiresimin e tij, pasi deri me tani femijet shqiptare jene kequshqyer duke marre me pak kalori se nevojat. "Nje pjese e udhezimeve ekzistuese jane vjetruar dhe ne disa konvikte apo cerdhe dhe kopshte, funksionojne me disa udhezues dietike qe kane nevoje te rishikohen. Kryesisht problematike jane sektoret shteteror, pasi ata private jane me ndryshe, por edhe ata kane nevoje per kontroll me te rrepte", deklaroi Bejtja. Qellim i udhezimit eshte permiresimi i gjendjes, pasi deri me tani femijet jane kequshqyer duke marre me pak kalori se sa nevojiten. Sipas Drejtorit te Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise, Gazmend Bejtja, nga kequshqyerja eshte vene re nje rritje e numrit te femijeve obeze ne Shqiperi. Por pervec kesaj kequshqyerje, sasia e paket apo teprica ndikojne negativisht ne shendetin e njerezve. "Pasojat e kequshqyerjes sjellin ne moshe te vogel, gjatesi te shkurter dhe peshe me te vogel se ajo normale dhe me pas ne moshat e medha zhvillohet edhe obeziteti nga mbiushqyerja, i cili predispozon per diabet", u shpreh Bejtja. Udhezuesi dietik do te rrise kostot per ushqime ne cerdhe, kopshte dhe shkolla dhe kjo mund te rrise edhe tarifat mujore qe paguhen nga prinderit. Ky udhezues do t'i rekomandohet te gjithe popullates me qellim pakesimin e semundshmerise akute me origjine ushqimore dhe nga uji, si dhe semundjet kronike ne te ardhmen si hipertensioni, semundjet kardio-vaskulare diabeti, kanceri e te tjera. Aktualisht, sipas te dhenave ne vendin tone, 24 per qind e meshkujve dhe 19 per qind e femrave jane obeze. Nderkohe qe pas moshes 55 vjec, pjesa me e madhe e ketyre personave kane nevoje per trajtim klinik. Sipas te dhenave te Organizates Boterore te Shendetesise, Shqiperia duket se ka popullin me te shendoshe te te gjithe rajonit. Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Maqedonia, treguesit per obezitetin i kane disa here me te ulet. E ndersa ne vendin tone meshkujt jane me te shendoshe se femrat, ky raport permbyset ne Bosnje, ku rreth 21 per qind e femrave, kundrejt 14 per qind e meshkujve, jane obeze dhe ne Maqedoni, ku 24 per qind e femrave dhe 6 per qind e meshkujve jane obeze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›