E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy te vrare ne nje incident ne Virginia Tech perfshi nje polic veteran

Autoritetet ne Blleksburg te Virxhinias thone se nje person i armatosir vrau me arme zjarri nje polic qe kishte ndaluar ne trafik ne universitetin Virginia Tech.  Media njofton se pesoni i armatosur vrau veten ne kompleksin universitar qe ishte skene e vrasjeve ne mase ne prill te vitit 2007.

Zyrtaret thone se personi i armatorur i zuri prite policit 39 vjecar dhe e vrau ate. Hetuesit nuk besojne se pesoni ne fjale kishte ndonje lidhje me ndalesen ne trafik prane universitetit.

Ata thone gjithashtu se pak me vone trupi i nje personi te dyte qe me pas u identifikua si pesoni i armatosur u gjet ne kompleksin universitar.

Pas kater ore ndjekjeje universiteti anulloi paralajmerimin qe u kishte bere njerezve qe te qendronin brenda dhe vizitoreve te mos i afroheshin universitetit pasi arriti ne perfundimin se gjendja nuk ishte me kercenuese.

Policia nuk ka bere te ditur ende motivin e vrasjes se policit duke thene se hetimet vazhdojne. Autoritetet nuk kane bere publik as emrin e personit te armatosur.

Mbreme studentet u mbodhen me qirinj te ndezur ne gurin perkujtimor per viktimat e masakres se 2007 ne Virginia Tech. Me 16 prill 2007 nje student i universitetit Seung-Hui Cho vrau 32 njerez para se te vriste veten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›