Perlasja me protestuesit socialistë në Korcë, Policia: Nuk përdorëm shkopinj gome dhe gaz
Policia e Shtetit përgënjeshtroi deklaratat e socialistëve, duke nënvizuar se gjatë protestës së opozitës në Korçë nuk është ndërhyrë me gaz lotsjellës apo shkopinj gome. Sipas policisë, kanë qenë protestuesit ata që kanë kundërshtuar me dhunë forcat e rendit.
“Sqarojmë opinionin publik se në asnjë rast strukturat e policisë nuk kanë përdorur gaz lotsjellës, si dhe mjete speciale ndaj pjesëmarrësve në tubim dhe veprimet e kryera nga punonjësit e policisë kanë qenë në respekt të plotë të ligjit. Ndërkohë protestuesit në të dyja rastet kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë.Policia e Shtetit, sërish i bën thirrje qytetarëve për mosbllokimin e akseve rrugore, pasi “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” përbën vepër penale dhe sipas nenit 293 të Kodit Penal dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 3 vjet” thotë zëdhënësja e policisë së Shtetit, Klejda Plangarica.
< I mëparshmi