Kanë, hapet festivali i filmit
KANE-Me premierën botërore të filmit Robin Hood, sonte në Kanë të Francës u hap Festivali i 63-të ndërkombëtar i filmit. Agjencitë e huaja të lajmeve bëjnë të ditur se gjithsej 19 krijime do të garojnë për Palmën e Artë.
Festivali do të mbyllet më 23 maj me filmin francez “The Tree. Vitin e kaluar në këtë festival ka triumfuar filmi austriak “Shiriti i bardhë”.
Tim Burton, regjisor amerikan i filmave “Edward Scissorhands” dhe “Alice In Wonderland”, do të jetë në krye të jurisë nëntëanëtarëshe.
Burton e ka quajtur “nder të madh” të kryesojë panelin gjykues, duke thënë: “Kur mendoni për Kanën, ju mendoni për kinemanë botërore”. Dhe, në fakt, festivali i sivjetmë tregon më shumë se kurrë natyrën globale të industrisë së filmit.
Agjencia e ljamve Telegraf bën të ditur se filmat e ofruar vijnë nga vende të ndryshme, si: Meksika, Korea e Jugut, çadi, Tajlanda dhe Hungaria. Në listë është po ashtu një rritje e numrit të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në mesin e filmave më të pritshëm në konkursin kryesor është “Certified Copy”, i regjisorit iranian, Abbas Kiarostami. Filmi, i pari i këtij regjisori i xhiruar jashtë Iranit, është vendosur në rajonin Toskanë të Italisë dhe paraqet një roamancë në mes të një tregtareje veprash artistike franceze, në rolin e së cilës është Juliette Binoche, dhe një shkrimtari anglez, të portertizuar nga William Shimell.
Festivali i sivjetmë i Filmit në Kanë shënon një moment historik për Ukrainën, e cila këtë vit ka një film në konkursin kryesor për herë të parë – “My Joy” nga Sergei Loznitsa. Në film, një ngasës kamioni, Georgy, niset si një odise nëpër krahinat ruse, që ndryshon jetën e tij në mënyrë të paparashikueshme.
Regjisori rus, Nikita Mikhalkov, hyn në Kanë me filmin “Exodus”, një vazhdim i filmit të tij të suksesshëm “Burnt By The Sun”, i cili në vitin 1994 fitoi Oskarin për filmin më të mirë të huaj.
Mikhalkov, i cili është i njohur për përqafimin e vlerave të epokës cariste dhe Kishës Ortodokse në vitet e fundit, luan rolin e një të burgosuri në njërin nga gullagët sovjetikë, i cili arrin të largohet nga kampi për të luftuar nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, në tregun e brendshëm, ky film nga epoka e luftës nuk ka arritur sukses të madh.
Kritikët thonë se stili Mikhalkovit është një pasqyrim besnik i epokës së Putinit në Rusi. Mbetet për t’u parë nëse juria e Kanës e sheh këtë stil si tërheqës për një audiencë ndërkombëtare.
Hapja e festivalit të Kanës është komplikuar nga disa sfida. Kryetari i Kanës, javën e kaluar, u detyrua të deklarojë gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve. Edhe hiri i reve nga vullkani islandez ka gjymtuar trafikun ajror në aeroportin e Nicës.
Një skandal ka shpërthyer po ashtu për një dokumentar italian, që kritikon trajtimin e situatës nga ana e kryeministrit Silvio Berluskoni pas tërmetit në L’Akuila, vitin e kaluar. Ministri italian i Kulturës, Sandro Bondi, po bojkoton festivalin, duke thënë se është tronditur me faktin se dokumentari i titulluar “Draquila: Italy Trembles” do të shfaqet në Kanë.
(d.b/BalkanWeb)