E Diel, 1 Nëntor 2026

Vuante nga depresioni, flijohet ne vetmi 25-vjecari

Fier- Nje 25-vjecar eshte derguar ne gjendje te rende ne spitalin e Durresit, pasi dyshohet se eshte vetehelmuar ne kushte depresive. Me gjithe ndihmen e dhene nga mjeket e Fierit, i riu nuk mundi te mbijetonte per shkak te helmit te forte qe ka perdorur, fostoksine. Burime zyrtare thane se ngjarja ka ndodhur pasditen e se martes ne qytetin e Fierit dhe i ndjeri eshte Amarildo K. Menjehere policia ngriti nje grup hetimor per te zbardhur rrethanat dhe shkaqet. Familjaret i thane hetuesve, se djali ka qene i vetem ne banese kur ka ndermarre aktin fatal dhe se prej kohesh vuante nga depresioni, prej te cilit kishte marre here pas here edhe medikamente. Pas hetimit paraprak dosja i kaloi prokurorise per "shkaktim vetevrasjeje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›