E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehen reshjet e dëborës, probleme në disa zona në veri

Pas reshjeve të shiut për ditë me radhë, në disa zona të vendit janë regjistruar reshje të konsiderueshme dëbore. Reshje dëbore kanë rënë në Peshkopi, Burrel, Bulqizëm Kukës, Has, Tropojë, Pukë, dhe Korçë.
Situata më problematike, hasen në qarkun e Dibrës ku reshjet e dëborës kanë shkaktuar bllokimin e disa fshatrave.
Kështu sipas gazetarit të RTV "Ora News" në Peshkopi, fshatra të bllokuar ka në Komunat, Kalaja e Dodës, Lurë. Për fshatra të bllokuar raportohet edhe nga Bulqiza dhe Mat. Në Bulqizë, fshatra të bllokuar ka në Komunën Selishtë, Ostren, Martanesh dhe Zerqan. Ndërsa në rrethin e Matit, fshatra të bllokuar ka në Komunat Xibër dhe Macukull.
Trashënia e dëborës, në qarkun e Dibrës varion nga 20 deri në 40 centimetra. Rrugët nacionale janë të gjitha të kalueshme, por policia bën apel për kujdes në drejtim. Rekomandohet që mjetet të lëvizin me zinxhirë.
Ndërkaq, reshjet e dëborës janë shoqëruar me probleme edhe në Pukë dhe Kukës. Probleme hasen në disa komuna të thella. Ndërkaq, situatë e rëndë paraqitet edhe në rrethin e Tropojës. Atje rezultojnë rreth 20 fshatra të bllokuar. Vështirësi hasen edhe në lëvizjen e mjeteve.
Disa rrugë rezultojnë të bllokuara, përfshi edhe aksin Fierzë- Fushë Arrëz, dhe Qafën e Malit.
Trashësia e dëborës në varion nga 35 deri në 40 centimetra.
Të martën në Tropojë nuk ka funksionuar as trageti i Komanit.
Ndërkaq, reshje dëbore janë shënuar edhe në juglindje. Dëborë ka rënë në Korçë, duke shkaktuar vështirësi. Probleme në lëvizjen e mjeteve ka në aksin Korcë-Kapshticë- dhe Korcë Kolonjë.Probleme hasen edhe në Qafë Thanë, ku trashësia e dëborës arrin në 30 centimetra. Edhe në këto akse rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›