E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitje dherash në Librazhd, evakuohen disa familje

LIBRAZHD- Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit ka bërë që të ketë përveç përmbytjeve edhe rrëshqitje dherash në disa zona të vendit. Gjashtë familje në fshatin Karkaveç të Librazhdit janë evakuuar së fundit për shkak se tonelata dherash u shkëputën duke rrezikuar seriozisht banesat e tyre. Shtabi i Emergjencave Civile në këtë zonë ka kërkuar nga banorët që të mos qëndrojnë në shtëpite e tyre, pasi ato mund të shemben nga momenti në moment. Ndërkohë, banorët janë strehuar përkohësisht në qendrat spitalore dhe në shkolla. Edhe dhjetë shtëpi të tjera ndodhen në rrezik, ndërkohë që banorët duhet të largohen prej andej. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›