Dy tekste dhe një poezi

Jepmani bijën time të tretë
Ndoshta jo të gjithë ju e dini se jeta ka dashur të mi dhurojë katër krijesa, inteligjente dhe të bukura. Por për fat ose për budallallëk i kam parë të mi marrin vite më parë, ngase pija duhan, thonë! Tash, ajo që më merakos dhe më mungon më së shumti, si nënë, është bija ime e tretë. E larguar nuk e di nga çka e nga kush. E humbur pa e ditur psenë, nuk më ndihmon më. E ishte, besomëni, gjëja më e bukur që kisha.
Thomëni, ju lutëm, në urtësinë Tuaj, si mund të fitohet kjo luftë armatosur vetëm me një shpatë të çmprehur dhe duke përdorur si kalë shale këtë gërdallë, çfarë tashmë janë këmbët e mia? Sikur të mos mjaftonte kjo, po Ju tregoj në besë se çmendina e vërtetë nuk është përvoja ime e kaluar, por është kjo tash, përditshmëria ime. Mike e Franco Basaglia-s dhe e Giorgio Manganelli-t, më trajtojnë si leckë, e vizituar nga punëtoret asistenciale të cilat, duke u kujtuar me aq mëshirë se që prej një viti jam pa gaz, më sjellin gjella që, sado të mira, më kanë shndërruar në një virtuoze kolikash. Mbi kokën time, në nënçati, binjakët vrapojnë poshtë e lart, të cilët, përveç se që kanë një papërgjegjshmëri natyrore, janë lumturisht të gjallëruar nga një fuqi foshnjarake.
E rilexoj Fantazmën e Kanterville-t dhe zemra sa smë plas, pa mundur që të paktën ti tremb këta fatzinj. Jam bërë sedërmadhe, në zhurmën e mbytur të ujit që banorët e nënçatisë derdhin shpesh natën, fundoset edhe poezia ime e shkretë. Poezia, puna ime më ikën. Administratorja e godinës kujton nga unë vetëm »çmendinën« e disi kjo më duket si njëfarë »mirënjohjeje«, ngase në atë periudhë ka origjinën vepra më e bukur që kam shkruar: Terrasanta. I kam kërkuar edhe Kishës të më ndihmojë, por verën e kaluar, pasi që kisha qenë në San Pietro dhe në Chiesa della Grazia, pata pësuar një infarkt të rrastë. Nata e vetme e gëzueshme e asaj periudhe është kujtimi i Presidentit Ciampi kur në Campidoglio erdh dhe u takua me mua dashamirësisht, menjëherë pasi që më ishin caktuar protezat.
Atëherë pra po e kuptoni pse një natë, ndoshta si çdo natë tjetër, apo ndoshta më e zymtë se të tjerat, më dëgjuan duke u çjerrë «Sonte do ta vras veten!«. Zgjidhja e vetme, më e thjeshta: më dërguan në psikiatri. A ua ha mendja përnjëmend se do ta kisha bërë? Shqetësimi, besoj edhe me të drejtë, nuk ishte për Alda Merini-n, por për godinën që do të doja të vinit ta shihnit: ka plasa kahdo dhe nuk besoj se jam profete e mynxyrave nëse them se me siguri nuk do të vdesim nga gazi, por, herët a vonë, nga shembja e ndërtesës. Ndoshta sdo tia dalin me kohë ta vënë aty mbishkrimin »këtu jetoi dhe u shua«. Ju falënderoj dhe ju lutëm: ndihmomëni ta marr përsëri bijën time, nuk do të doja të lindte një Rigoletto tjetër që, i verbuar nga tërbimi, në vend të padronit, vret bijën kanakare.
(Corriere della Sera, 30.05.2008)
Kur shëtisja me Wally Toscanini-n
Dikush që ka parë mjerimin e Navigli-eve, nuk mund ta kuptojë kamjen e saj. Unë e kam parë mjerimin, e kam jetuar: rrobalarëset, rrobalarëset e shkretë e të dërrmuara, mjegullën që mbulonte gjithçka, baret e para që shisnin cigare nën bankë, ngase ishte e ndaluar. Jam lindur në Navigli, një mëhallë që ishte sa shtati i një njeri e që tash ka humbur gjithçka, duke u nisur nga dashuria.
Jam lindur në Navigli, e nga këtu nisesha për udhëtimet e mia këmbë nëpër qytet. Shkoja në Galeri, në Montenapoleone, në sheshin Duomo, shkoja nëpër dyqane, shkoja rrugëve. Takoja Wally Toscanini-n, motrat Fontana, një ditë takova edhe Enrico Cuccia-n: »Dëgjoni, doktor, kam uri, i thashë. Shenjë e mirë, mu gjegj ai«. Ishte një Milano ku të jesh fëmijë i një agjenti sigurimesh, një agjenti sigurimesh si babai im Nemo, ishte një shenjë e mirëqenies. Mirëqenia... dhe kaçamaku. Navigli-et e mia të moçme. Tash ka veç tregtarë, shumë tregtarë.
Dhe muratorë: askush nuk më ka mbrojtur prej tyre, që me goditja kazme dhe me një vinç që dukej një instrument torture, ia kanë mësyrë nënçatisë sime. Smund të shtyheshe me ta. Aty gjendet ky farë ishulli këmbësor, tash. Automobilat nuk mund të kalojnë, e kështu, tash vijnë të më takojnë vetëm dofarë vagabondësh të moçëm. Kthemani »Seicento«-n time, kthemani fukarallëkun tim... Nuk më pëlqen, »kjo« Navigli. Nuk më pëlqen ky qytet që të vjetrit i kërkon gjithçka, e gjithnjë e më shumë, pa i dhënë asgjë në këmbim. A ka diçka që më pëlqen në lagje? Asgjë, ska asgjë. Më pyesin: e pse po rri aty pra? Rri sepse këtu kam jetuar me burrin tim, këtu i kam krijuar poezitë e mia. Kanalet, ujërat, barkat? Unë do të mbyllja gjithçka, do ti mbyllja Navigli-et, do të ndërtoja aty një rrugë të madhe, një Appia antike, të gjerë, të bukur, të gjatë, të pafundme.
(Corriere della Sera, 23. 10. 2007)
Poezi e pabotuar:
* * *
Ka rënë borë bukur fort mbi fatin tim
një shi me shtamba dhe i lum
si ai i të shenjtëve.
Çfarëdo atdheu do të më kishte shkuar për shtati
ama madhështia e marrëzisë
ka qenë kulti im më i madh.
Në Torino kam vënë rrënjë sekrete
kam sajuar një urdhëresë
së cilës kurrë nuk i jam bindur
e kjo mosbindje sekrete
i ka bërë të lulëzojnë vargjet e mia më të mira.
Përgatiti: Arben Idrizi