Teatri Kombëtar me drejtor, së shpejti

Burbuqe Berisha, Besim Rexhaj, Armend Baloku dhe Xhavit Muçaj janë katër kandidatët konkurrues për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, të cilët janë intervistuar nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar. Tani i mbetet ministrit të kulturës, Valton Beqiri, të vendosë për njërin prej këtyre kandidatëve.
Gjasat më të mëdha i ka regjisorja Burbuqe Berisha, e cila ka marrë më së shumti pikë nga Këshilli Drejtues i TK-së. Berisha, në intervistimin që i është bërë, ka marrë gjithsejtë 575 pikë, ndërsa Besim Rexhaj 569 pikë, Armend Baloku 372 pikë dhe Xhavit Muçaj 312 pikë.
Në kuadër të kompetencave të tij në përputhje me Ligjin për Teatrin, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, do të vendosë për emërimin e njërit nga kandidatët konkurrues në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Teatri Kombëtar.
Sido që të jetë, ai ose ajo që do të zgjidhet drejtor i Teatrit Kombëtar nuk do të punë të lehtë, pasi që ndërhyrjet nga politika do të jenë të mëdha. Kjo kishte ndodhur muaj më parë me ish drejtorin Arian Krasniqi, i cili ishte detyruar të japë dorëheqje për shkak të ndërhyrjeve politike në këtë institucion.