E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes shefi ekzekutiv i kompanisë Apple

Bashkëthemeluesi i kompanisë Apple dhe shefi i saj ekzekutiv, Stiv Xhobs vdiq në moshën 56 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e pakreasit që nga viti 2003 dhe një transplantimi të mëlçisë në vitin 2009.

Kompania e teknologjisë kompjuterike bëri njoftimin dje vonë, duke thënë se ajo humbi vizionarin dhe gjeniun e saj krijues, ndërsa bota humbi një njeri të mrekullueshëm. Në njoftimin e Apple thuhet se “ne që kemi patur fatin emadh ta njihnimi dhe të punonim me Stivin kemi humbur një mik të shtrenjtë dhe një instruktor frymëzues”.

Në njoftimin e kompanisë thuhet gjithashtu se shpirti i tij do të jetë përgjithmonë në themelet e Apple-s.

Presidenti Barak Obama shprehu ngushëllimet në një deklaratë me shkrim, duke thënë se Xhobs ishte mes novatorëve më të mëdhenj amerikanë. Zoti Obama tha se Xhobs “ripërkufizoi të gjitha industritë”, e bëri Internetin “jo vetëm të përdorshëm, por edhe të kapshëm dhe argëtues” dhe arriti atë që ai e përshktoi si perspektivë të rrallë historike të ndryshimit në vështrimin tonë të botës.

Xhobs dha dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv të gjigandit të tekonologjisë në muajin gusht.

Ai u lind më 24 shkurt 1955 dhe u rrit në Kaliforni, në atë zonë që u bë e njohur si Lugina Silikon, qendër industrisë amerikane të teknologjisë. Ai nuk mbaroi studimet universitare.

Në vitin 1974, Xhobs la punën që kishte si teknik i në një kompani lodrash video dhe shkoi në Indi për të gjetur iluminizmin shpirtëror. Kur u kthye sëandejmi, ai dhe shoku i tij, Stiv Voznjak filluan të punon në garaxhdin e shtëpisë së Xhobsit për kompjuterin e parë Apple.

Vdekja e Stiv Xhobs vjen një ditë pasi kompani njoftoi për iPhone-in e shumëpritur, i aftë për t’iu përgjegjur komandave zanore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›