E Diel, 1 Nëntor 2026

Krerët e shtetit homazhe për arkitektin Enver Faja

Kreu i shtetit Bamir Topi, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, kryebashkiaku Basha si dhe personalite të larta të politikës shqiptre kanë zhvilluar sot homazhe në nder të arkitektit të njohur Enver Faja i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në një spital të Strasburgut, pas një sëmundjeje të gjatë.

Në një prononcim për mediat kreu i shtetit theksoi se vepra e arkitetit Faja I kaloi përmasat e një qyteti pasi i shërbeu gjithë Shqipërisë.
“Sot i japim lamtumirën arkitektit të shquar Enver Faja. Ai u lind dhe u rrit në Tiranë por vepra e tij i kaloi përmast e një qyteti pasi i shërbeu gjithë Shqipërisë. Veprat e tij janë kudo por vepra e tij më e madhe është ndërtimi i raporteve njerëzore me kolegët, me miqtë e tij dhe studentët e tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij!” ka theksuar kreu i shtetit.
Ndërsa kryeministri Berisha pasi I shprehu ngushëllimet familjes së arkitektit Faja theksoi se qyteti I Tiranës dhe mbarë bota intelektuale ka humbur një njeri të madh.
“Enver Faja jetoi një jetë përkushtimi të madh familjes së tij, Tiranës që aq shumë e deshi dhe mishëroi vlerat e saj. Enver Faja ka lënë prapa vepra të shkëlqyera që e përfaqësojnë atë me dinjitet të madh në memorian e miqve dhe qytetarëve të Tiranës” ka theksuar kryeministri Berisha.
Arkitekti Enver Faja, ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Ai njihet si një bashkëprojektues në disa vepra të mëdha si Galeria e Arteve, Qyteti Studenti dhe Muzeu Historik Kombëtar. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë i njohur edhe në fushën e diplomacisë. Ku për shtatë vjet ka drejtuar ambasadën shqiptare në Poloni.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›