E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy tërmete të fuqishëm tronditin Kinën, 50 viktima

KINË- Dy tërmete të fuqishëm kanë goditur provincën veri-perëndimore Gansu në Kinë duke shkaktuar të paktën 50 viktima dhe duke plagosur të paktën 300 të tjerë. Tërmeti i parë ishte 5,98 ballë me epiqendrën 9,8 km të thellë dhe vetëm një orë më vonë, tërmeti i dytë 5,6 ballë ra në të njëjtën zonë. Ndërkaq, sipas autoriteteve në provincën Gansu, thanë se e gjithë zona u godit më pas edhe nga 371 post-lëkundje. Të paktën 5600 shtëpi janë dëmtuar rëndë ndërsa 380 të tilla u shkatërruan plotësisht. Shumë zona po vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike apo ndërprerja e mjeteve të komunikimit. Sic raporton BBC ekipet e zjarrfikësve dhe ato të kërkim shpëtimit kanë mbërritur në zonën e goditur dhe kanë nisur kërkimet për të mbijetuar.

Edhe policia ushtarake e provincës Gansu ka zbarkuar 500 ushtarë, mes tyre 120 ekipe specialiste kërkimi, ndërsa 500 tenda emergjence dhe 2 mijë batanije po dërgohen në zonat e prekura. Por, ndërkohë autoritetet thonë se tërmeti ka shkaktuar rrëshqitje dheu duke e bërë më të vështirë për ekipet të futen në disa prej zonave të goditura. Në vitin 2008 një tërmet në provincën Sishuan la rreth 90 mijë të vdekur dhe miliona të pastrehë.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›