E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hackerat thyjenë faqen e Gjykatës së Apeli: “Kosovo is Serbia”

TIRANE- Sulmohet nga hackerat serbë faqja e institucionit të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga News24 nga burime brenda gjykatës, ndërkohë që hackerat kanë lënë mbishkrimin “Kosovo is Serbia”. Për momentin faqja e Gjykatës së Apelit ka dalë jashtë funksionit.

Ky nuk është sulmi i parë që piratët e internetit i bëjnë faqeve të institucioneve shqiptare. Sulme të tilla janë regjistruar edhe më parë në sitet e institucioneve tona shtetërore. 

Prej kohësh ekziston një betejë e ndezur, midis hackerave shqiptarë dhe atyre serbë, të cilët sulmojnë rregullisht sitet e institucioneve shtetërore të të dyja shteteve. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›