Dy tërmete të reja, në rrezik centrali bërthamor në Nigata

Një tërmet i fuqishëm me fuqi 4.8 ballë ka goditur sot prefekturën japoneze Nigata, kurse menjëherë pas kësaj është vërejtur duke dalë tym i dendur nga centrali bërthamor në këtë prefekturë.
Pas këtij tërmeti të ri nuk janë publikuar raporte për viktima të reja apo dëme, as nuk është dhënë alarmi për cunami. Epiqendra e tërmetit ka qenë në prefekturën Nigata në thellësi prej afro 30 kilometrash, ka njoftuar agjencia sizmologjike japoneze.
Ndërkohë, nga stacioni i kontrollit të centralit bërthamor ka filluar të dal tym, raportoi agjencia japoneze e lajmeve Kjodo. U raportua se incidenti ka ndodhur gjatë verifikimit të sistemit për pastrimin e ujit në kompleksin bërthamor Kashivazaki-Kariva, njoftoi kompania energjetike TEPKO.
Po të shtunën, më herët, Japoninë e ka goditur edhe një tërmet me fuqi 5.9 ballë të Rihterit. Por as lidhur me këtë tërmet nuk ka pasur njoftime për viktima a dëme, e as nuk ka pasur paralajmërim për cunami.