Hungaria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Hungaria me hapa konkretë po dëshmon se mbështet fuqishëm anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.
Këto inkurajime për zyrtarët maqedonas erdhën pas deklaratës së kryeministrit hungarez, vendi i të cilit kryeson BE-në, se Maqedonia mund të fillojë negociatat për anëtarësim në BE dhe njëkohësisht të zhvillojë aktivitetet rreth zgjidhjes së kontestit me Greqinë.
Për zëvendëskryeministrin përgjegjës për euro-integrime, Vasko Naumovski, kjo dëshmon se Maqedonia, ka vende të cilët mbështesin fuqishëm proceset euro-integruese të vendit.
Ndërkohë zëvendëskryeministri Naumovski nuk dha detaje se kush do të jetë raportuesi i ardhshëm i Parlamentit Evropian për Maqedoninë.