E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani, “mur” në kufi me Pakistanin

Irani po ndërton një “mur” për të mbrojtur 700 kilometrat e kufirit të tij lindor me Pakistanin nga hyrjet e trafikantëve të drogës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri iranian i Mbrojtjes, sipas të cilit barriera do të shërbejë për të ndaluar edhe grupet e armatosura sunite.

Një iniciativë e njëjtë është ndërmarrë përgjatë kufirit 900 kilometërsh me Afganistanin.

Ky i fundit prodhon 95 për qind të opiumit të të gjithë botës, që konsumohet në mënyrë direkte ose përpunohet për t`u kthyer në heroinë.

Ndërkohë, drejtësia iraniane ekzekutoi sot me varje katër të burgosur, të dënuar nga gjykata me dënimin kapital për vrasje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›