E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia do të vazhdojë me propozimet e reja

Shefi i ekipit serb në dialogun Kosovë-Serbi, Borislav Stefanovic, ka thënë të shtunën se Beogradi ka paraqitur “propozimin në detaje” për lirinë e lëvizjes në pajtim të plotë me standardet evropiane.
 

“Natyrisht, në asnjë rast nuk mund të bëhet fjalë për krahasime, sikur tha Edita Tahiri për shtetet, të cilat nuk i kanë të rregulluara raportet, prandaj Kosova për ne nuk mund të jetë shtet”, ka thënë Stefanovic për mediat serbe.
 

Sipas tij, pala serbe ka paraqitur propozimin në detaje, i cili rregullon lirinë e lëvizjes dhe i cili është në pajtim të plotë me standardet evropiane. “Ne kemi dhënë propozimin konkrete, i cili iu mundëson qytetarëve që në mënyrë normale të lëvizin dhe të krijojmë komunikimin edhe në vetë Kosovën dhe me qytetarët tanë në Kosovë”, ka thënë Stefanovic.
 

Sipas tij, në periudhën e ardhshme priten detyra të vështira që të vazhdojnë bisedimet. “Nuk dëshirojmë të heqim dorë në asnjë mënyrë dhe do të vazhdojmë të ofrojmë propozime të reja, të cilat do të ruajnë sovranitetin tonë dhe do të jenë në pajtim me praktikën evropiane”, ka shtuar Stefanovic.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›