E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy ushtare amerikane vriten ne Irak

Dy ushtare amerikane u vrane dje ne Bagdad, njoftoi ushtria amerikane, duke e cuar ne 46 numrin e trupave te vrare ne muajin prill ne Irak. Kjo e ben prillin muajin me vdekjeprures per ushtrine qe ne shtator, kur 65 ushtare amerikane u vrane ne Irak. Nepermjet nje deklarate, ushtria amerikane njoftoi se persona te armatosur vrane dje nje ushtar ne veriperendim te Bagdadit. Nje ushtar tjeter u vra dje pas shperthimit te nje bombe artizanale prane automjetit te tij, gjithashtu ne pjesen veriperendimore te kryeqytetit irakian. Forcat amerikane theksuan se kane vrare dje 34 milice ne Sadr City gjate disa perleshjeve, perfshire nje beteje ne rruge qe zgjati kater ore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›