Evropa Lindore iken nga Anglia
Afro nje milion emigrante nga Evropa Lindore kane mberritur ne Britanine e Madhe pas vitit 2004. Por gjysma e tyre eshte kthyer ne vendlindje, sipas nje studimi te fundit te Institutit per studimin e politikave shoqerore, te cituar dje nga BBC-ja. Autoret e studimit arrijne dhe ne perfundimin se ritmi i emigrimit nga 10 vendet evropianolindore, anetare te BE-se do te bjere. Pasi "gjithmone e me shume njerez do te kthehen per shkak te permiresimit te kushteve te jeteses ne vendet e tyre". Te dhenat tregojne se emigrantet nga vendet e BE-se jane shperndare neper te gjithe Britanine e Madhe, ne ndryshim nga valet e meparshme migruese, duke shkuar edhe ne rajone te tilla, te cilat tradicionalisht nuk terheqin emigrante, sic jane Skocia ose Anglia jugperendimore.